01. Korrik 2022.

Në bazë të nenit 6 të Vendimit për formimin e trupave punuese të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Shërbimi i Kuvendit më 30.06.2022 publikon:

 

THIRRJE PUBLIKE

 

Ftohen shkencëtarët, ekspertët dhe organizatat joqeveritare të interesuar që në një afat sa më të shkurtër kohor të propozojnë kandidatët në fushën e tyre për këshillat e mëposhtme dhe atë:

 

1. Këshilli për propozimin e emrave të vendbanimeve, rrugëve, shesheve dhe institucioneve të dy anëtarëve nga radhët e punëtorëve profesional, shkencor dhe kulturor.

2. Këshilli për Mbrojtjen e Mjedisit, 1 anëtar nga radhët e punëtorëve profesional dhe shkencor dhe 1 përfaqësues i OJQ-ve nga ajo fushë.

3. Këshilli për Art Bashkëkohor, Mbrojtje Materiale dhe Jomateriale, 2 anëtarë nga radhët e punëtorëve profesionalë dhe shkencorë në fushën e artit dhe kulturës.

4. Këshilli për Bashkëpunim të Vetëqeverisjes Lokale me OJQ-të, 2 anëtarë nga radhët e OJQ-ve.

5. Këshilli për Bashkëpunim me Diasporën, 2 anëtarë përfaqësues të diasporës

6. Këshilli për Mirënjohje Publike të Komunës së Ulqinit, 2 anëtarë nga radhët e punëtorëve profesionalë dhe shkencorë në fushën e arsimit dhe artit.

7. Këshilli për Parashtesa dhe Ankesa, 2 anëtarë nga radhët e qytetarëve

8. Këshilli për të Drejtat e Personave me invaaliditet, 2 anëtarë nga radhët e punëtorëve shkencorë dhe profesionistë në fushën e të drejtave të personave me invaliditet.

9. Këshilli për Barazi Gjinore dhe pakica, 1 anëtar nga radhët e punëtorëve shkencorë dhe profesionistë, 1 anëtar i OJQ-ve të asaj fushe.

10. Këshilli për komunikacion lokal, 2 anëtarë nga radhët e punëtorëve shkencorë dhe profesionistë nga fusha e komunikacionit.

Ju lutemi që propozimet e kandidatëve me CV t'i dorëzoni direkt në Byronë Qytetare

të Komunës, me postë në adresën e Komunës së Ulqinit, Bulevardi Gjergj Kastrioti Skenderbeu, ose me e-mail në Kuvendin parlament@ul-gov.me.

Për shkak të urgjencës së krijimit të këshillave punues, ju lutemi të propozoni

kandidatë të cilët i plotësojnë kushtete mësipërme.

                       

V.D.SEKRETARKA,

Mirjeta Gjoni