Në bazë të nenit 20 të Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare MZ”, nr.075/18), Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit,
L A J M Ë R O N
Organet, organizatat dhe opinionin e interesuar
se bartësi i projektit “Fimar Internacional” Sh.P.K. Podgoricë, ka parashtruar kërkesë për marrje pëlqimi në elaboratin e vlerësimit të ndikimit në ambientin jetësor për projektin e ndërtimit të Objektit me dedikim të përzier, në parcelën urbanistike nr. 77, blloku 5, në parcelën katastrale nr. 1367/1, 1366, 1367/2, 1367/3, 1367/4, 1367/5, 1367/6 dhe 3538/1, Shtoji Posht , 409/2 dhe 409/4 KK Fusha e Ulqinit, në kuadër të studimit shtetërorë të lokacionit” Kepi i Gjeranave- Port Milena”- Plazhë e Madhe, Ulqin.
Në lidhje me këtë, Ju ftojmë të bëni shikimin e elaboratit të sipërpërmendur, pranë zyrave të Sekretarijatit për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit, Komuna Ulqin, kati I, nr.76, ditëve të punës prej orës 11.00 deri 14.00.
Afati i shikimit publik si dhe paraqitja e vërejtjeve dhe mendimeve në formën e shkruar është deri me 05.04.2022 vj. (e martë).
Tribuna publike rreth elaboratit në fjalë, do të mbahet në sallën e vogël të KK Ulqin, me datën 29.03. 2022.vj.(e marte) me fillim në orën 11.30.
Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit
EZO Fimar international Poslovno stambeni objekat FINMadhësia: 10.52MB | Adobe PDF