12. Janar 2022.

KOMUNA E ULQINIT

Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit

 

Në bazë të nenit 13 të Ligjit mbi vlerësimin e ndikimit në ambientin jetësor (“Fleta zyrtare MZ”, nr.75/18) Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, 

 

L A J M Ë R O N

opinionin e interesuar

 

se bartësi i projektit „Braća Kalabović“  sh.p.k.  Ulqinka parashtruar  kërkesë për të vendosur për nevojën e punimit të elaboratit për projektin e ndërtimit të punishtes bravafarkuese  në parcelën     katastrale nr. 1069,   KK Bratica,   Ulqin.  

 

Në lidhje me këtë ftojmë opinionin e interesuar që të bëj shikimin e dokumentacionit të dorëzuar në lokalet e Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, Komuna e Ulqinit, zyra numer 76, kati i parë, ditëve të punës nga ora 11 deri në 14, si dhe ne Web faqen e Komunës së Ulqinit.

 

Afati për shikimin publik dhe dorëzimin e vërejtjeve dhe mendimeve në formën e shkruar, në adresën Komuna e Ulqinit, Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit është  deri të premtën,me 21.01. 2022 vj.