30. Nëntor 2021.

PROGRAMI I SHQYRTIMIT PUBLIK

 

Me rastin e Draftit të Vendimit për Buxhetin e Komunës së Ulqinit për vitin 2022, organizohet shqyrtim publik duke filluar nga 19 nëntori 2021 dhe përfundon më 4 Djetorë viti 2021.

Draft vendimi do të publikohet në ueb faqen e Komunës së Ulqinit www.ul-gov.me.

Debati qendror publik do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës së Ulqinit më 02.12.2021, me fillim nga ora 12:00.

Shqyrtimi publik do të mbahet nga Sekretariati për Financa dhe Buxhet.

Propozimet, mendimet, vërejtjet dhe sugjerimet të dorëzohen me shkrim në adresën: Sekretariati për Financa dhe Buxhet i Komunës së Ulqinit, Bul. Gj. K. Skenderbeu ose në formë elektronike në e-mail: finance@ul-gov.me, deri në afatin e dëgjimit publik.

Sekretariati për Financa dhe Buxhet do t'i shqyrtojë propozimet, vërejtjet dhe sugjerimet e pjesëmarrësve në debatin publik dhe do të përgatisë Raportin mbi debatin publik.