05. Shtator 2019.
Lajmërohen qytetarët e Komunës së Ulqinit, se Kuvendi i Komunës së Ulqinit, përkatësisht Komisioni për hartimin e Draft Statutit në bashkëpunim me Shërbimin e Kuvendit, organizon takime të drejtpërdrejta me qytetarët me qëllim të dhënies së mendimeve, sugjerimeve dhe propozimeve në Draft Statutin e Komunës së Ulqinit.
Takimet me qytetarë do të mbahen në:
- Katërkollë, salla e kinemasë, më 23. 09. 2019, ora 17:00,
- Shtoj, shkolla fillore, më 25. 09. 2019, ora 17:00 dhe
- Ulqin, salla e madhe e Kuvendit, më 27. 09. 2019, ora 17:00.
Shqyrtimin publik e organizon Komisioni për hartimin e Statutit në bashkëpunim me Shërbimin e Kuvendit dhe do të shtyhet deri në fund të muajit shtator 2019.
Luten qytetarët që të marrin pjesë aktive, pasi që Statuti i Komunës së Ulqinit është akti më i rëndësishëm i qeverisjes lokale.
Kuvendi i Komunës së Ulqinit