28. Mars 2019.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, me vendim numër 01 -145/19 të datës 25.03. 2019, ka konfirmuar Projekt planin për objektet e përkohshme në territorin e Komunës së Ulqinit për vitin 2019-2023, si dhe ka obliguar Sekretariatin për planifikim hapësinor dhe zhvillim të qëndrueshëm që të realizojë shqyrtimin publik.

Projekti del në:

S H Q Y R T I M      P U B L I K

Me rastin e draft planit për objektet e përkohshme Sekretariati për planifikim hapësinor dhe zhvillim të qëndrueshëm i Komunës së Ulqinit organizon dhe realizon shqyrtimin publik, i cili do të zgjasë 15 ditë.

 Shqyrtimi publik i Projekt  planit do të zgjasë prej datës 28.03.2019 deri më 12.04.2019.

Projekt  Plani do të publikohen në ueb sajtin e Komunës së Ulqinit: www.opstinaulcinj.com

Qasja publike në Projekt planin mund të bëhet në ambientet e Sekretariatit për planifikim hapësinor dhe zhvillim të qëndrueshëm, çdo ditë pune prej orës 11:00 deri në orën 13:00.

Shqyrtimi qëndror publik për Projekt  planin do të mbahet në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, të premten, më 12.04.2019 duke filluar:

në ora 13,00 -  Plani i objekteve të përkohshme në territorin e Komunës së Ulqinit për vitin 2019-2023.

Vërejtjet, propozimet dhe sygjerimet dorëzohen me shkrim në adresën:

Sekretariati për planifikim hapësinor dhe zhvillim të qëndrueshëm i Komunës së Ulqinit, ose në e- mail:  urban@ul-gov.me, deri më datë 12.04.2019.

Sekretariati për planifikim hapësinor dhe zhvillim të qëndrueshëm i Komunës së Ulqinit do t’i shqyrtojë vërejtjet, propozimet dhe sygjerimet e pjesëmarrësve në shqyrtimin publik, pas të cilit do të hartojë raporte të veçanta për shqyrtimin e realizuar publik, i cili do të jetë pjesë përbërëse e materialit për mbledhjen e Kuvendit.

Numër: 05 - 92/19                                                                          

U. D. SEKRETARIT

Mehmed Mila, spec.sci.arh.

Draft Plani i objekteve të përkohshme në territorin e Komunës së Ulqinit për vitin 2019-2023