14. Nëntor 2018.

Kryetari  i Komunës së Ulqinit, ka miratuar Përfundimin numer 01-214/18-3 prej 01.06.2018.për përcaktimin e draft vendimit   për mënyrën e grumbullimit dhe grumbullimin e veçantë të mbeturinave komunale për përpunim në territorin e Komunës së Ulqinit,  dhe draft vendimi të vëhet në diskutim publik, ku obligoi Sekretarijatin për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambijentit, ne bazë të Ligjit për vetqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e MZ”, dispozitat, nr.02/18) të përpiloj programin e diskutimit publik.

Drafti i perpilur vëhet në

D I S K U T I M   P U B L I K

Në bazë të Draft Vendimit të cekur  Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen dhe ambijentit të Komunës se Ulqinit organizon  mbajtjen e diskutimit publik.

Diskutimi publik do të mbahet  nga 13.11.2018 deri me datën 28.11.2018.

Draft  Vendimi për mënyrën e grumbullimit dhe grumbullimin e veçantë të mbeturinave komunale për përpunim në territorin e Komunës së Ulqinit,  do të publikohet në faqen e internetit të Komunës së Ulqinit, në formë të shtypur dhe do të jenë në dispozicion për të gjithë qytetarët e interesuar, në hapësirat e Sekretarijatit në zyrën 77 në katin e parë.

Seanca qendrore  e Diskutimit publik do të mbahet të premten me datën 23.11. 2018,  ne ora 13.00 në ndertesën e organeve lokale të Komunës se Ulqinit.

Programi i mbajtjes së diskutimit publik për Draft - Vendimin ,do të jetë i shpallur ne web faqen e Komunës së Ulqinit www.komunaulqin.com dhe nëpermjet mediave.

Ne ftojmë qytetarët, institucionet profesionale, autoritetet e interesuara, shoqëritë civile dhe të tjerët  për të marrë pjesë në diskutimin publik.

Pas përfundimit të diskutimit, Sekretariati do të përgatisë një raport mbi diskutimin publik me vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet e pjesëmarrësve në të gjitha fazat e vendimmarrjes, si dhe arsyet për refuzimin e tyre eventual.

Komentet, sugjerimet dhe propozimet duhet të dorëzohen me shkrim në adresën e mëposhtme:

 Sekretariati për Shërbime dhe mbrojtjen e mjedisit, (arkivat e komunës), ose me e-mail

mustafa.gorana@ul-gov.me

Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen dhe ambijentit, do të shqyrtojë vërejtjet dhe sugjerimet e pjesëmarrësve në diskutimin publik, pas të cilit do të hartojë një raport në publik, në të gjitha fazat e diskutimit publik dhe arsyet për refuzimin e tyre eventual, i cili do të jetë në dispozicion të publikut përmes faqes së specifikuar të Komunës së Ulqinit dhe të jetë një pjesë integrale e materialeve për seancën e Kuvendit.   

Nr.:06 - 1149/18-2                            

Ulqin   13.11.2018

 SEKRETARIJATI PËR VEPRIMTARI KOMUNALE 

 DHE MBROJTJEN E AMBIJENTIT                                        

S E K R E T A R

Mustafa Gorana, dipl.ing.maš

Vendim për mënyrën e grumbullimit dhe grumbullimin e veçantë të mbeturinave komunale për përpunim në territorin e Komunës së Ulqinit

Data: 14. Nëntor 2018. | Madhësia: 0.11MB | Adobe PDF