05. Nëntor 2018.

Në bazë të nenit 29 dhe 34 të Vendimit për themelimin e Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar transmetuesi publik lokal „Radio Televizioni i Ulqinit“ („Fletorja zyrtare e Malit të Zi - dispozitat e komunës“, nr. 38/11), Këshilli për zgjedhje dhe emërime i Kuvendit të Komunës së Ulqinit drejton:

T H I R R J E   P U B L I K E

propozuesit të autorizuar për paraqitjen e propozimeve për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Radio Televizionit të Ulqinit

Kandidatët për emërimin e anëtarëve të Këshillit të RTUL në procedurën e përseritur i propozojnë propozuesit e autorizuar në territorin e Komunës së Ulqinit, brenda grupit të propozuesve të autorizuar , propozimet e të cilëve nuk janë përcaktuar dhe atë :

Shoqatat e biznesit dhe sipërmarrësit, një anëtar.

Kandidatët e propozuar për anëtarë të Këshillit zgjedhen nga radhët e ekspertëve të afirmuar nga fushat të cilat janë relevante për kryerjen e veprimtarisë së RTUL gazetaria, drejtësia, ekonomia, shkencat teknike, sociologjia, marketingu, radio - difuzioni etj. të cilët kanë përgatitjen e kartë profesionale, të cilët janë shtetas të Malit të Zi dhe të cilët e kanë vendbanimin në Ulqin.

Anëtarë të Këshillit nuk mund të jenë:

deputetët dhe këshilltarët;
të punësuarit në RTUL;
personat të cilët i zgjedh ose i emëron Kryetari i Malit të Zi, Kuvendi i Malit të Zi ose Qeveria;
personat e zgjedhur apo emëruar në organet e vetëqeverisjes lokale; funksionarët e partive politike (kryetarët e partive, anëtarët e kryesisë, zëvendësit e tyre, anëtarët e këshillave ekzekutues dhe kryesor, anëtarët e këshillave komunale dhe këshillave ekzekutuese komunale si dhe funksionarët e tjerë partiakë).
personat të cilët si pronarë të hises, aksionarë, anëtarët e organeve udhëheqëse, anëtarët e organeve mbikëqyrëse, të punësuarit etj. kanë interes në personin juridik, të cilët merrem me prodhimin e programeve radiotelevizive, ashtu që anëtarësia në Këshill do të mund të çojë deri tek konflikti i interesit;
personat e dënuar me aktgjykim të formës së prerë për veprën penale abuzim me detyrën zyrtare, korrupsion, mashtrim, hajni apo vepra të tjera penale, që i bëjnë të padenjë për kryerjen e funksionit publik, pa marrë parasysh sanksionin e shqiptuar, ose janë dënuar për ndonjë vepër tjetër penale në kohëzgjatje më shumë se gjashtë muaj, në periudhën deri sa pasojat e vendimit vazhdojnë;
personat që janë bashkëshortë të personave të përmendur në pikën 1 deri 6 të këtij neni, ose me ta janë farefis në vijën e parë, pa marrë parasysh shkallën e farefisnisë, në linjën anësore deri tek shkalla e dytë e farefisnisë dhe shkalla e dytë e farefisnisë nga vjehrri.
Nëse anëtari i Këshillit ka konflikt të interesit në lidhje me vendimmarrjen për çështje nga kompetencat e Këshillit, është i obliguar që për këtë të njoftojë anëtarët e tjerë të Këshillit me qëllim të përjashtimit nga diskutimi dhe vendimmarrja për atë çështje.
Nëse anëtari i Këshillit ka marrë pjesë në punë me ekzistencën e konfliktit të interesit, anëtarët e tjerë të Këshillit janë të obliguar që ta rishikojnë nxjerrjen e vendimit të nxjerrë të cilin mund ta shpallin të pavlefshëm.
Anëtari i Këshillit nuk mund të jetë themelues i ofruesit MAV shërbimeve ose në ndonjë mënyrë tjetër merr pjesë si parashtrues i kërkesës për marrjen e lejes për ofrimin e MAV shërbimeve në afat prej 12 muajsh nga pushimi i mandatit.

Propozimi për emërimin e anëtarit të Këshillit përmban:

emrin dhe mbiemrin, adresën dhe një biografi të shkurtër të kandidatit të propozuar që duhet të jetë i firmosur dhe i vërtetuar nga ana e propozuesit të autorizuar, përkatësisht propozuesve të autorizuar.
Propozimi i kandidatit për anëtar i Këshillit parashtrohet në formularin të cilin e përcakton Këshilli për zgjedhje dhe emërime i Kuvendit të Komunës së Ulqinit.

Propozuesi i autorizuar është i obliguar që me propozim të kandidatit për anëtar të Këshillit të dorëzojë:

Dëshminë që kandidati i propozuar është shtetas i Malit të Zi dhe që vendbanimin e ka në Ulqin;
Dëshminë për përgatitjen profesionale të kandidatit të propozuar;
Deklaratën e kandidatit të propozuar për pranimin e kandidaturës dhe që nuk ka pengesa nga neni 26 i Vendimit për themelimin e Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar Transmetuesi publik lokal “radio televizioni i Ulqinit” për emërimin e tij për anëtar të Këshillit.

Personi i propozuar për anëtar i Këshillit nuk është e domosdoshme të jetë nga radhët e 

propozuesit të autorizuar. Propozuesit e autorizuar në kuadër të një kategorie të propozuesve munden bashkë apo veç e veç të propozojnë kandidatin për anëtar të Këshillit. Për personat juridikë si propozues të autorizuar organet udhëheqëse kompetente propozojnë kandidatin për anëtar të Këshillit.

Propozimi për kandidat për anëtar të Këshillit me dokumentacionin e nevojshëm, 

propozuesi i autorizuar ia dorëzon Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Këshillit për zgjedhje dhe emërime, në zarf të mbyllur në Zyrën e qytetarëve të Komunës së Ulqinit, me shenjën “Propozimi për anëtar të Këshillit RTUL”. Nëse propozuesit propozojnë të njëjtin kandidat, propozimin e përbashkët mund ta dorëzojnë në një zarf të mbylluar.

    Kjo Thirrje publike do të publikohet në RTUL, në web sajtin e Komunës së Ulqinit dhe në gazetën ditore “Pobjeda”

    Afati për paraqitjen e propozimeve për emërimin e anëtarëve të Këshillit është 15 ditë nga dita e botimit të gazetën ditore “Pobjeda”.

    Formulari i propozimit për emërimin e kandidatit për anëtar të Këshillit do të publikohet në web sajtin e Komunës së Ulqinit http://www.opstinaulcinj.com

 

KRYETARI I KËSHILLIT

 Sabri Salaj, d.v.

 

Formulari për propozimin e kandidatit për emërimin e anëtarit të Këshillit të radio Televizionit të Ulqinit

Data: 05. Nëntor 2018. | Madhësia: 0.06MB | Adobe PDF