SEKRETARIATI PËR ADMINISTRATË DHE VEPRIMTARI SHOQËRORE
E Q E T NË SHQYRTIM PUBLIK DRAFT VENDIMIN
për të drejtat nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve
T H I R R J E
Të gjitha organizatave dhe individëve të interesuar
QË TË
Përfshihen në shqyrtimin publik dhe të japin kontributin e vet në shqyrtimin e Vendimit.
Shqyrtimi i Draft Vendimit për të drejtat nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve do të bëhet në ambientet e Sekretariatit për administratë dhe veprimtari shoqërore të Komunës së Ulqinit çdo ditë pune në kohën prej orës 11:00 deri në orën 12:00.
Komentet, vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet mund të dorëzohen përmes Byrosë së qytetarëve të Komunës së Ulqinit - Sekretariatit për administratë dhe veprimtari shoqërore.
Shqyrtimi publik do të zgjasë prej, më 05. 11 deri, më 19. 11. 2018, kur do të mbahet takimi në zyrën nr. 99 të Sekretarit të Sekretariatit për administratë dhe veprimtari shoqërore, duke filluar nga ora 11:00, me të gjithë të interesuarit në të cilin do të përmblidhen rezultatet nga shqyrtimi publik.
SEKRETARI,
Pranvera Suliq
Vendimi për të drejtat nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve
Data: 02. Nëntor 2018. | Madhësia: 0.09MB | Adobe PDF