Me Vendimin mbi caktimin e Draftit të planit PDU për lokalitetin “Liman 2” në Ulqin i nxjerrë nga ana e Kryetarit të Komunës, nr. 01-147/18 i datës 09.05.2018 është vendosur që Projekti i Planit të qitet në diskutim publik.
Diskutimi publik do të zgjasë 21 ditë, duke filluar nga data 14.05.2018 deri, me datën 03.06.2018.
Prezantimi i Projektit të Planit me qëllim të shikimit publik të të interesuarve do të jetë në sallën e vogël të Komunës së Ulqinit në katin e I (parë).
Shikimi në Projektin e Planit të ekspozuar do të bëhet çdo ditë në orarin 11,00h deri në 13,00h ku do të jenë të pranishëm përfaqësuesit e Sekretariatit për planifikim hapsinor dhe zhvillim te qendrueshem me qëllim të dhënies së mendimeve profesionale për pjesëmarrësit e interesuar të diskutimit publik.
Shqyrtimi kryesor publik i planit, ku përpunuesi do të japë sqarime profesionale dhe përgjigje në pyetjet e mundshme, do të mbahet, më 25.05.2018 dhe fillon në orën 11,00h në sallën e madhetë Komunës.
Të gjithë pjesëmarrësit në diskutimin publik që do të kenë vërejtje në zgjidhjet e propozuara sipas planit munden që vërejtjet t veta t’i dorëzojnë në formë të shkruar deri, më 03.06.2018 në Sekretariatin për planifikim hapsinor dhe zhvillim te qendrueshem.
Kryetari i Komunes së Ulqinit
Nazif Cungu
Vendimin mbi caktimin e Draftit të planit PDU për lokalitetin "Liman 2" në UlqinData: 16. Maj 2018. | Madhësia: 0.1MB | Adobe PDF