Me rastin e draft planit për objektet e përkohshme Sekretariati për planifikim hapësinor dhe zhvillim të qëndrueshëm i Komunës së Ulqinit organizon dhe realizon shqyrtimin publik, i cili do të zgjasë 15 ditë.
Shqyrtimi publik i Projekt planit do të zgjasë prej datës 09.12. 2016 deri më 23.12. 2016.
Projekt Plani do të publikohen në ueb sajtin e Komunës së Ulqinit: www.opstinaulcinj.com
Qasja publike në Projekt planin mund të bëhet në ambientet e Sekretariatit për planifikim hapësinor dhe zhvillim të qëndrueshëm, çdo ditë pune prej orës 11:00 deri në orën 13:00.
Shqyrtimi qëndror publik për Projekt planin do të mbahet në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, të premten, më 16.12.2016 duke filluar: në ora 13,00 - Plani i objekteve të përkohshme në territorin e Komunës së Ulqinit për vitin 2017-2019.
Vërejtjet, propozimet dhe sygjerimet dorëzohen me shkrim në adresën:
Sekretariati për planifikim hapësinor dhe zhvillim të qëndrueshëm i Komunës së Ulqinit, ose në e- mail: urbanizam.ul@t-com.me, deri më datë 23.12.2016.
Sekretariati për planifikim hapësinor dhe zhvillim të qëndrueshëm i Komunës së Ulqinit do t’i shqyrtojë vërejtjet, propozimet dhe sygjerimet e pjesëmarrësve në shqyrtimin publik, pas të cilit do të hartojë raporte të veçanta për shqyrtimin e realizuar publik, i cili do të jetë pjesë përbërëse e materialit për mbledhjen e Kuvendit.
Numër: 05 - U. D. SEKRETARIT
Ulqin,më 09.12.2016 arh.Aleksandar Dabović,ing.dipl.
.