Kryetari i Komunës së Ulqinit, ka miratuar Përfundim numer 01-1648/16 prej 09.08.2016, për përcaktimin e draft,
vendimit për furnizimin me ujë të pishëm të fshatrave dhe vendbanimeve tjera në teritorin e Komunës së Ulqinit,
vendimit për grumbullimin, trajtimin dhe shkarkimin e ujërave të zeza në Komunën e Ulqinit dhe
vendimit mbi mbledhjen dhe shkarkimin e ujrave të shiut në Komunën e Ulqinit, dhe draft vendimet të vëhen në diskutim publik, dhe obligoi Sekretarijatin për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambijentit ne bazë të Ligjit për vetqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e MZ”, dispozitat, nr.42/03, 28/04, 75/05dhe13/06 dhe (“Gaz. zyr.”, nr.88/09, 38/12, 10/14 i 57/14) të përpiloi programin e diskutimit publik.
Draftet e perpilura vëhen në
D I S K U T I M P U B L I K
Në bazë të Draft Vendimeve të cekura Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen dhe ambijentit të Komunës se Ulqinit organizon mbajtjen e diskutimit publik.
Diskutimi publik do të mbahet nga 01.09.2016 deri me datën 16.09.2016.
Draft Vendimet do të publikohen në faqen e internetit të Komunës së Ulqinit, dhe në formë të shtypur dhe do të jenë në dispozicion për të gjithë qytetarët e interesuar, në hapësirat e Sekretarijatit në zyrën 77 në katin e parë.
Seancat qendrore të Diskutimit publik do të mbahet me datën 16.09. 2016, në sallen e madhe të Kuvendit Komunal si vijon:
vendimi për furnizimin me ujë të fshatrave dhe vendbanimeve tjera në teritorin e Komunës së Ulqinit, në 11:00h,
vendimit për grumbullimin, trajtimin dhe shkarkimin e ujërave të zeza në komunën e Ulqinit, në 11:30 h dhe
vendimit mbi mbledhjen dhe shkarkimin e ujrave të shiut në komunën e Ulqinit, në 12:00h.
Programi i mbajtjes së diskutimit publik për Draft - Vendimet ,do të jetë i shpallur ne web faqen e Komunës së Ulqinit www.ul-gov.me dhe nëpermjet mediave.
Ne ftojmë qytetarët, institucionet profesionale, autoritetet e interesuara, shoqëritë civile dhe të tjerët për të marrë pjesë në diskutimin publik.
Pas përfundimit të diskutimit, Sekretariati do të përgatisë një raport mbi diskutimin publik me vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet e pjesëmarrësve në të gjitha fazat e vendimmarrjes, si dhe arsyet për refuzimin e tyre eventual.
Komentet, sugjerimet dhe propozimet duhet të dorëzohen me shkrim në adresën e mëposhtme:
Sekretariati për Shërbime dhe mbrojtjen e mjedisit, (arkivat e komunës), ose me e-mail
mustafa.gorana@ul-gov.me
Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen dhe ambijentit, do të shqyrtojë vërejtjet dhe sugjerimet e pjesëmarrësve në diskutimin publik, pas të cilit do të hartojë një raport në publik, në të gjitha fazat e diskutimit publik dhe arsyet për refuzimin e tyre eventual, i cili do të jetë në dispozicion të publikut përmes faqes së specifikuar të komunës së Ulqinit dhe të jetë një pjesë integrale e materialeve për seancën e Kuvendit.
SEKRETARIATI PËR VEPRIMTARI KOMUNALE DHE MBROJTJEN DHE AMBIJENTIT