Në bazë të nenit 7. të Vendimit për kriteret, mënyrën dhe procedurën e ndarjes së mjeteve organizatave joqeveritare ( “Fletorja zyrtare e Malit të Zi - dispozitat komunale” nr.37/2014 të datës 26.12.2014.viti ) Kryetari i Komunës së Ulqinit shpall:
THIRRJE PUBLIKE
të gjithë qytetarëve të Komunës së Ulqinit, për propozimin e dy kandidatëve për anëtarë në Komisionin për ndarjen e mjeteve organizatave joqeveritare, që të dorëzojnë propozimet e tyre në afatë prej 30 ditësh nga dita e publikimit të kësaj thirrjeje publike.
1. Për anëtarë të Komisionit, në bazë të nenit 7. të Vendimit për kriteret, mënyrën dhe procedurën e ndarjes së mjeteve organizatave joqeveritare ( “Fletorja zyrtare e Malit të Zi - dispozitat komunale” nr.37/2014 të datës 26.12.2014.viti ) mundë të zgjedhet personi nga radhët e personaliteteve të shquara profesionale e shkencore.
2. Anëtari i Komisionit nga radhët e personaliteteve të shquara profesionale e shkencore nuk mundë të jetë këshilltarë, deputet, anëtarë i organeve drejtuese të partive politike ose organizatave joqeveritare, funksioner publik, zyrtarë ose nëpunës shtetërorë apo lokal, udhëheqës apo i punësuar në institucione pubike ose shoqëri ekonomike themeluese e të cilave është shteti apo komuna.
3. Propozimi për kandidatin parashtrohet në formë të shkruar me arsyetimin e propozuesit për kandidatin.
4. Së bashku me propozimin e kandidatit është e domosdosshme të dorëzohet deklarata e nënshkuar e kandidatit që i plotëson kushtet nga neni 7. i Vendimit për kriteret, mënyrën dhe procedurën e ndarjes së mjeteve organizatave joqeveritare ( “Fletorja zyrtare e Malit të Zi - dispozitat komunale” nr.37/2014 të datës 26.12.2014.viti ) si dhe deklarata e kandidatit në të cilën e pranon kandidaturën për anëtarë të Komisionit.
5. Thirrja publike do të publikohet në web faqen zyrtare të Komunës së Ulqinit, nëpërmjet transmetuesit publik lokal si dhe në Tabelën komunale të shpalljeve.
KRYETARI:
Nazif Cungu