22. Maj 2016.

Sekretarijati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit komuna e Ulqinit , në bazë të obligimeve të marra nga Përfundimi nr.01-244/16 prej 19.05.2016 vj. Me të cilën kryetari i komunës përcaktoi draftin e vendimit për rregullimin e komunikacionit në territorin e komunës së Ulqinit më 19.05.2016 vj ,përpiloi

PROGRAMIN E MBAJTJES SË DISKUTIMIT PUBLIK

Në procedurën e aprovimit të vemdimit mbi rregullimin e komunikacionit në territorin e komunës së Ulqinit.

Kryetari i komunës së Ulqinit ,në bazë të nenit 83 të statutit të komunë së Uëqinit (fl z. E MZ -dispozitat komunale  nr 05/07,09/09,dhe 16/11) ka formuar komisionin për përpilimin e draftit të vendimit për rregullimin e komunikacionit në teritorin e komunës së Ulqinit.Komisioni draftin e vendimit për rregullimin e komunikacionit në teritorin e komunës së Ulqinit e ka përpiluar dhe e ka dorëzuar kryetarit të komunës.Kryetari i komunës me Përfundimin nr.01-244/16 prej 19.05.2016 v, ka obliguar sekretarijatin për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambienti që të përpiloi programin e diskutimit publik. Sekretarijati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit ka përmbledhur informacionet e duhura dhe ka përpiluar programin e diskutimit publik për draftin e vendimit mbi rregullimin e komunikacionit në teritorin e komunës së Ulqinit.Diskutimi publik për draftin e vendimit mbi rregullimin e komunikacionit në territorin e komunës së Ulqinit do të zgjasë 15 ditë duke filluar nga data 20.05.2016 vj.

Drafti i i vendimit të cekur do të jetë i shpallur në internet sajtin e komunës www.ul-gov.me për të gjithë të interesuarit.
Diskutimi qendror publik do të mbahet më 02.06.2016 vj në sallën e madhe të kuvendit komunal me fillim në ora 13,30
Sygjerimet , propozimet dhe vërejtjet dhe mendimet mund të dorëzohen me shkrim në zyren e qytetarëve për sekretarijatin për veprimtari komunale dhe ruajtjen e ambijentit  dhe në mail adresën mustafa.gorana@ul-gov.me   deri në afatin e kohëzgjatjes së diskutimit publik.
Sekretarijati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit do t i shqyrtojë të gjitha propozimet ,sygjerimet dhe mendimet e të pranishmëve në diskutimin publik dhe do të përpiloj raportin e diskutimit publik dhe propozim  vendimin mbi rregullimin e komunikacionit në teritorin e komunës së Ulqinit i cili do të jetë i shpallur në internet sajtin e komunës në afatin e 10 ditëve pas përfundimit të diskutimit publik. Raporti mbi diskutimin publik do të jetë materijal plotësues për kuvendin komunal.

Programi i mbajtjes së diskutimit publik për draftin e vendimit mbi rregullimin e komunikacionit do të jetë i shpallur në sajtin e komunës,  në TV Teuta si dhe në tabelën e shpalljeve në komunën e Ulqinit deri sa të zgjasë diskutimi publik.

SEKRETARIJATI PËR VEPROMTARI KOMUNALE DHE MBROJTJEN E AMBIJENTIT

Draft vendimi për rregullimin e komunikacionit në teritorin e komunës së Ulqinit

Madhësia: 0.22MB | Adobe PDF