Kryetari i Komunës së Ulqinit, me vendim numër 01 -7/16 të datës 15. 01. 2016, ka konfirmuar Projekt planin për objektet e përkohshme në territorin e Komunës së Ulqinit për vitin 2016, si dhe ka obliguar Sekretariatin për planifikim hapësinor dhe zhvillim të qëndrueshëm që të realizojë shqyrtimin publik.
Projekti del në:
S H Q Y R T I M P U B L I K
Me rastin e draft planit për objektet e përkohshme Sekretariati për planifikim hapësinor dhe zhvillim të qëndrueshëm i Komunës së Ulqinit organizon dhe realizon shqyrtimin publik, i cili do të zgjasë 15 ditë.
Shqyrtimi publik i Projekt planit do të zgjasë prej datës 15.01. 2016 deri më 29.01. 2016.
Projekt Plani do të publikohen në ueb sajtin e Komunës së Ulqinit: www.opstinaulcinj.com
Qasja publike në Projekt planin mund të bëhet në ambientet e Sekretariatit për planifikim hapësinor dhe zhvillim të qëndrueshëm, çdo ditë pune prej orës 11:00 deri në orën 13:00.
Shqyrtimi qëndror publik për Projekt planin do të mbahet në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, të mërrkuren, më 27 janar 2016 duke filluar:
në ora 13,00 - Plani i objekteve të përkohshme në territorin e Komunës së Ulqinit për vitin 2016.
Vërejtjet, propozimet dhe sygjerimet dorëzohen me shkrim në adresën:
Sekretariati për planifikim hapësinor dhe zhvillim të qëndrueshëm i Komunës së Ulqinit, ose në e- mail: urbanizam.ul@t-com.me, deri më datë 29.01.2016.
Sekretariati për planifikim hapësinor dhe zhvillim të qëndrueshëm i Komunës së Ulqinit do t’i shqyrtojë vërejtjet, propozimet dhe sygjerimet e pjesëmarrësve në shqyrtimin publik, pas të cilit do të hartojë raporte të veçanta për shqyrtimin e realizuar publik, i cili do të jetë pjesë përbërëse e materialit për mbledhjen e Kuvendit.
Numër: 05 - U. D. SEKRETARIT
Ulqin, më 15.01. 2016 Mustafa Gorana
Objektet e perkohshëm në tokën e KomunësMadhësia: 0.11MB | Adobe PDF
Objektet e perkohshëm - Pronësia privateMadhësia: 0.12MB | Adobe PDF
Rporti nga shqyrtimi publikMadhësia: 0.08MB | Adobe PDF