Me raportin e juris nr.01-124/14-8 prej 13.05.2015.vj,në kapitullin VII. Përfundimet dhe propozimet të cilat kanë për qëllim realizimin e rezultateve të konkursit është vendosur që:
- Shikimin publik organizatori i konkursit do ta organizojë në afat zgjatjeje prej 10 ditësh dhe në sajtin e komunës.
- Me punimet e konkursit do të shpallen: emri i autorit ,emri i personit juridik si dhe emri i personit të autorizuar për përfaqësim, shpërblimi i punimit, propozimet për shpengim dhe hyrja e punimit në rrethin më të ngushtë për vlersim.
- Publikut i prezentohen edhe punimet që janë eliminuar nga konkurenca si dhe raporti i juris.
Prezentimi publik i punimeve te konkursit do të mbahet në organizim të Sekretariatit për planifikim hapsinor dhe zhvillim te qendrueshem te Komunës së Ulqinit.Qëllimi i Prezentimit publik i punimeve te konkursit është që në mënyrë të organizuar të njoftohet publiku me punimet e konkursit dhe me propozimet e planifikuara. Prezentimi publik i punimeve te konkursit do të zgjasë 10 ditë, duke filluar nga data 28. 10. 2015 deri, me datën 10. 11. 2015.Me qëllim të sigurimit të kushteve optimale për prezentim subjetkteve të interesuar, punimet e konkursi dhe propozimet e planifikuara do të jenë në dispozicion publikut gjat tërë kohës së zgjatjes së prezentimit publik në sallën e vogël të Kuvendit Komunal të Ulqinit nr.66, në katin e I (pare) çdo ditë në orarin prej orës 11,00 deri në 14,00..
Prezentimi publik i punimeve te konkursit do të shpallet përmes mjeteve të informimit publik dhe në sajtin e Komunës së Ulqinit www.ul-gov.me
Sekretariati për planifikim hapsinor dhe zhvillim te qendrueshem
Mustafa Gorana, inxh. i dipl.mak.