09. Prill 2015.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, me Përfundimin numër 01 - 112/15 të datës 08. 04. 2015, ka vërtetuar Projekt Vendimin për ndërrimet dhe plotësimet në vendimin për parkingjet publike dhe Projekt Elaboratin për sistemin e pagesës dhe kontrollit të parkimit për territorin e komunës së Ulqinit me zonim, kështu që ka obliguar Sekretariatin për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit të Komunës së Ulqinit që të realizojë shqyrtimin publik.

Projektet qiten në

SHQYRTIM PUBLIK

Me rastin e Projekteve të përmendur Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit i Komunës së Ulqinit organizon dhe realizon shqyrtimin publik.

Shqyrtimi publik do të zgjasë prej, më 09. 04. 2015 dhe përfundon, më 24. 04. 2015.

Projektet do të publikohet në ueb sajtin e Komunës së Ulqinit www.opstinaulcinj.com

Shikimi publik mund të bëhet në ambientet e Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit çdo ditë pune në orarin prej orës 11:00 deri në 13:00.

Shqyrtimi qendror publik do të mbahet në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit të marten, më 21 prill 2015, duke filluar në orën 13:30.

Vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet dorëzohen me shkrim në adresën:

Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit i Komunës së Ulqinit ose në

 e - mailin: avdula.dervishi@ul-gov.me deri me datën 24. 04. 2015.

Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit do t’i shqyrtojë vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet e pjesëmarrësve në shqyrtimin publik, pas të cilës gjë do të hartojë raportin veç e veç për shqyrtimin e realizuar publik, i cili do të jetë pjesë përbërëse e materialit për mbledhjen e Kuvendit.

 

Numër: 06 - 292/15                                                                        U. D. SEKRETARIT

Ulqin, më 09.04. 2015                                                                       Avdulla Dervishi

Elaboratin për sistemi i pagesës dhe kontrollit të parkimit për territorin e komunës së Ulqinit me zonim

Madhësia: 1.46MB | Adobe PDF

Elaboratin për sistemi i pagesës dhe kontrollit të parkimit për territorin e komunës së Ulqinit me zonim - skica

Madhësia: 4.97MB | Adobe PDF

Projekt Vendimi për ndërrimet dhe plotësimet në vendimin për parkingjet publike

Madhësia: 0.04MB | Adobe PDF