Me rastin e propozimit të Aktvendimeve mbi kushtet dhe mënyrën e emitimit të muzikës në objektet shërbyese - turistike dhe përcaktimit të rrugëve, pjesëve të rrugëve, lokaliteteve dhe lokacioneve tjera për mbajtjen e takimeve publike në hapësira të hapura, si dhe kohën e mbajtjes së takimeve.
Shqyrtimi publik qendror do të mbahet në sallën e madhe të Komunës së Ulqinit me datën 15.12.2014., në orën 11,00.
Shqyrtimi publik për akt vendimet e lartëpërmendura do të zgjasë 15 ditë, duke filluar prej datës 27.11.2014, deri me 12.12.2014.
Propozimi i aktvendimeve të përmendura do të shpallet në faqen e internetit të Komunës së Ulqinit.
Organi i qeverisjes lokale për zbatimin e shqyrtimit publik është Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit.
Ankesat, propozimet dhe sygjerimet, në formë të shkruar, do të dërgohen në adresë të Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim të Komunës së Ulqinit deri në datën e përfundimit të shqyrtimit publik.
Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik do ti shqyrtojë ankesat, propozimet dhe sygjerimet e pjesëmarrësve dhe në bazë te tyre do të përpilojnë raportin e shqyrtimit publik