24. Shtator 2014.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, me Përfundimin numër 01 - 1562/14 të datës 24. 09. 2014 ka vërtetuar
Projekt Vendimin për parkingjet publike në territorin e Komunës së Ulqinit.

Projekt Vendimi qitet në

S H Q Y R T I M P U B L I K

Me rastin e Projekt Vendimit për parkingjet publike në territorin e Komunës së Ulqinit, organizohet shqyrtimi publik, i cili do të zgjasë 15 ditë.

Shqyrtimi publik do të mbahet prej, më 02. 10 deri, më 16. 10. 2014.
Projekt Vendimin mund ta lexoni këtu.
Shqyrtimi qendror publik për Projekt Vendimin, do të mbahet në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, të enjten, më 16. 10. 2014, fillon në orën 13,00.
Shqyrtimin publik do ta realizojë Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit.
Vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet dorëzohen me shkrim në adresën:
Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit, derimë 16. 10. 2014.
Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit, do t'i shqyrtojë propozimet dhe sugjerimet e pjesëmarrësve të shqyrtimit publik, e më pas do të hartojë Raportin për shqyrtimin publik, i cili do të jetë pjesë përbërëse e materialit për mbledhjen e Kuvendit.

SEKRETARIATI PËR VEPRIMTARI KOMUNALE DHE MBROJTJE TË AMBIENTIT