22. Tetor 2019.
Konkurs publik për ndarjen e bursave dhe shpërblimeve studentëve për vitin shkollor 2019/2020

Në bazë të nenit 6, paragrafi 1 të Vendimit për bursat dhe shpërblimin e studentëve („Fl. Zyr. MZ - dispozitat e komunës“, nr. 36/19), Sekretariati për administratë dhe veprimtari shoqërore, shpallë

KONKURS PUBLIK

për ndarjen e bursave dhe shpërblimeve studentëve për vitin shkollor 2019/2020

    Komuna e Ulqinit do të bëjë alokimin e bursave dhe shpërblimeve studentëve pas përfundimit të vitit të parë të studimeve (vëllimi i programit studimor për një vit, dmth 60 ECTS) në institucionet e arsimit të lartë, pa marrë parasysh vendin e studimeve, të cilët i plotësojnë kushtet e parapara me Vendimin për bursa dhe shpërblimin e studentëve („Fl. Zyr. MZ - dispozitat e komunës“, nr. 36/19).

1. Të drejtën e bursës e kanë kandidatët - studentët të cilët:

a)Sipas programit mësimor të institucionit të arsimit të lartë në të cilin studiojnë kanë arritur indeksin e suksesit së paku b) 9,0, pa marrë parasysh vendin ku studiojnë.
c) Shtetasit e Malit të Zi që vendbanimin e kanë në Komunën e Ulqinit.
d) Rregullisht e kanë regjistruar vitin e studimeve.
e) Nuk e kanë humbur asnjë vit gjatë studimeve dhe
f) Nuk janë në marrëdhënie pune në kohë të pacaktuar.

2. Të drejtë në bursë kanë edhe studentët me aftësi të kufizuara, anëtarët e komunitetit rom, 

përfituesit e sigurisë materiale (në vazhdim përfituesit SM), pa marrë parasysh notën mesatare nga viti paraprak, me kusht që të jenë:

a) Shtetas të Malit të Zi me vendbanim në territorin e Komunës së Ulqinit,
b) Rregullisht e kanë regjistruaar vitin e studimeve,
c) Nuk e kanë humbur asnjë vit gjatë studimeve dhe
d) Nuk janë në marrëdhënie pune në kohë të pacaktuar.

3. Me aplikimin me dëshmitë për plotësimin e kushteve nga konkursi i shpallur kandidatët 

janë të detyruar të bashkangjesin edhe dokumentacionin e mëposhtëm:

a) çertifikatën e nënshtetësisë, 
b) vërtetimin e vendbanimit, 
c) vërtetimin për regjistrimin e rregullt të vitit të studimit,  
d) vërtetimin për provimet e dhëna nga viti paraprak, 
e) vërtetimin për notën mesatare të arritur, 
f) çertifikatën nga regjistri i të lindurve dhe 
g) vërtetimin që nuk është i punësuar në kohë të pacaktuar. 

Personat me aftësi të kufizuar me aplikimin për konkurs përveç dokumenteve nga pika 3, 

Alinea a, b, c, d, f, g dorëzojnë edhe aaktvendimin me të cilin është konfirmuar statusi SM në pajtim me dispozitat e posaçme.

    Anëtarët e komunitetit rom me aplikimin për konkurs bashkangjesin dokumentet nga pika 3, alinea a, b, c, d, f, g edhe deklaratën që janë anëtarë të komunitetit rom.

    Përfituesit e SM me aplikimin për konkurs, përveç dokumenteve nga pika 3, alinea a, b, c, d, f, g bashkangjesin edhe aktvendimin për realizimin e të drejtës në SM.

    Studentët që konkurrojnë për alokimin e bursës janë të detyruar që dokumentacionin që kanë në gjuhën e huaj ta përkthejnë në gjuhën zyrtare.

    Është e nevojshme që dokumentacioni të dorëzohet në origjinal ose në fotokopjen e vërtetuar. Komisioni nuk bënë kthimin e dokumentacionit të dorëzuar.

    Afati për parashtrimin e aplikimit është prej, më 18. 10. 2019 deri, më 18. 11. 2019.

    Aplikimet paraqiten në adresën: Komuna e Ulqinit - Sekretariati për administratë dhe veprimtari shoqërore, me shënimin për Komisionin për ndarjen e bursave ose në sportelin e Byrosë së qytetarëve të Komunës së Ulqinit.

    Formulari i aplikimit mund të merret në sajtin e Komunës www.ul-gov.me ose në sportelin e Byrosë së qytetarëve.

     Ky organ nuk do t'i marrë në shqyrtim aplikimet e mbërritura pas përfundimit të afatit të konkursit.

    Informata shtesë mund të fitohen në telefonin: 030-412-650, personi për kontakt: Mirjeta Gjoni, mob.: 069-241-734.

 

SEKRETARE

Pranvera Suliq

 

    

Aplikimi në konkursin për ndarjen e bursave për vitin shkollor 2019/2020

Data: 22. Tetor 2019. | Madhësia: 0.08MB | Adobe PDF