17. Maj 2019.

Në bazë të nenit 161-a të Rregullores së punës së Kuvendit të komunës së Ulqinit ("Fl.zyrtare e Malit të Zi -dispozitat e komunës" nr.17/08 dhe 14/12) publikohet

THIRRJE

organizatave joqeveritare për lajmërimin e pjesëmarrjes në seancën e Kuvendit të Komunës së Ulqinit

Ju bëhet thirrje organizatave joqeveritare me seli në komunën e Ulqinit, të interesuara për shfrytëzimin e institutit “karriga e lirë” që të dorëzojnë aplikimet për pjesëmarrje në seancën e dytë plenare të Kuvendit të komunës së Ulqinit e cila është caktuar të mbahet më datë 29.05.2019 vj. me fillim nga ora 11 h.

Aplikimet për pjesëmarrje në seancën e Kuvendit organizatat joqeveritare ia dorëzojnë Kryetarit të kuvendit në afat prej 5 ditëve nga dita e publikimit të kësaj thirrjeje, nëpërmjet Shërbimit të kuvendit ose në rrugë elektronike në e-mailin: parlament@ul-gov.me, me ç rast janë të detyruar të cekin pikat e rendit të ditës për të cilat e lajmërojnë pjesëmarrjen në seancën e Kuvendit.

Në pajtim me nenin 161-b të Rregullores së punës së Kuvendit të komunës së Ulqinit, së bashku me aplikim për pjesëmarrje, organizata joqeveritare dorëzon dëshmi mbi plotësimin e kushteve dhe atë:

që është e regjistruar së paku 1 vit;
që ka selinë në komunën e Ulqinit;
që në vitin e kaluar: ka realizuar një apo më shumë projekte në komunë ose ka marrë pjesë në të paktën një kampanjë publike, ose ka realizuar së paku dy aksione me interes për komunën, ose ka marrë pjesë me propozime konkrete në të paktën tre shqyrtime publike të realizuara në komunë;
që në Statut i ka të konstatuara veprimtaritë dhe qëllimet për atë fushë dhe
që ka anëtarë të cilët kanë përvojë dhe njohin temën ose ka bashkëpunëtor të cilët kanë referenca profesionale mbi ato tema.

Organizata joqeveritare e cila i plotëson kushtet e lartcekura, ka të drejtë të propozojë, përkatësisht të emërojë përfaqësuesin i cili do të marrë pjesë në punën e kuvendit.

Në pajtim me nenin 161-c të Rregullores së punës së kuvendit të komunës së Ulqinit, organizata joqeveritare për të shfrytëzuar institutin “karriga e lirë” është e obliguar që Shërbimit të kuvendit ti dorëzojë:

Aplikimin për pjesëmarrje në punën e kuvendit të nënshkruar nga personi përgjegjës i organizatës, së bashku me dokumentacionin në bazë të së cilit konstatohet përmbushja e kushteve të lartcekura;
Statutin e organizatës joqeveritare;
Vendimin e themelimit të organizatës joqeveritare;
deklaratën e personit të autorizuar të organizatës që në organet drejtuese nuk ka anëtarë të organeve të partive politike dhe funkcionerëve publik, në kuptim të dispozitave për parandalimin e konfliktit të interesit.

Përfaqësuesëve të organizatave joqeveritare të cilët janë të caktuar për të marrë pjesë në seancë plenare, ju dorëzohet thirrja për seancë me materialin për pikën e rendit të ditës sipas së cilës marrin pjesë, më së largu 5 ditë përpara se të mbahet seanca e kuvendit.

Lajmërimi mbi përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, të cilët do të marrin pjesë në seancën e kuvendit për pika të caktuara të rendit të ditës, publikohet në faqen zyrtare të komunës.

u.d. Sekretari:

Ardit Ceka, d.v.