31. Tetor 2018.

KOMUNA E ULQINIT

Sekretarijati per admini. dhe vep.shoqerore

Ulqin,  31.10.2018.vjetë 

Në bazë të nenit 7 të Vendimit për ndarjen e bursave për studentët e talentuar,   Komuna e Ulqinit, shpallë

K O N K U R S

për ndarjen e bursave studenteve të talentuar për vitin shkollor 2018/2019

Komuna Ulqinit do t’u ndajë bursë studentëve të rregulltë më të mirë të talentuar të vitit të II - të dhe viteve të tjerë të fakulteteve, pa marrë parasysh vendin e studimit, nëse vendbanimin e kanë në territorin e Kominës së Ulqinit dhe që plotësojnë këto kushte:           

Kandidati i (student) paraqitur ne konkurs  duhet te ketë më së paku noten mesatare 9 (nëntë) prej vitit të kaluar të studimeve.

Komuna e Ulqinit, duke pas parasysh kuadrot deficitare, bën dallimin e studenteve te fakulteteve në vijim: fakultetit të mjekësis, të ndërtimtarisë dhe fakultetit të arkitekturës, të cilët studenta duhen të kenë noten mesatare minimum 8.5.

S’bashku me fletëparaqitjen kandidati duhet te dorëzoj edhe :

1. Fotokopijen e letër njoftimit ose çertifikaten e nënshtetësisë;,

2.vertetimin e vendbanimit,

3. vërtetimin e regjistrimit të vitit akademik;

4. vërtetimin e provimeve të realizuar për vitin e kaluar akademik;

5. vërtetimin e notës e mesatare për vitin e kaluar.

Kandidati përpos dokumenteve të lart përmendura duhet të cekin në fletëparaqiotje edhe :

1. numrin e telefonit mobil ose fiks dhe

2. të dhënat mbi zhiro llogarin e studentit.

Afati per dorzimin e fletparaqitjes është prej  31.10.2018.  deri  30.11.2018

Fleteparaqitja dorëzohet me post ose në sportelin e byros të qytetarëve në Komunen e Ulqinit, me adresë të poshtë shenuar:

Komuna e Ulqinit - Sekretarijati per administratë dhe veprimtari shoqerore, rr. Gjergj Kastrioti Skenderbeu, për komisionin për ndarjen  e bursave studentave të dalluar. 

Me hollësishte mund te informoheni në numrat e tel. 030/412-650, lokali 109, ose tek personi kontaktues: Mirjeta Gjoni, mob. 069-241-734.                                    

 SEKRETARE,

Pranvera Sulić

 

Aplikim në konkursin për ndarjen e bursave studenteve të talentuar për vitin shkollor 2018/2019

Madhësia: 0.07MB | Adobe PDF