04. Nëntor 2017.

KOMUNA E ULQINIT

KOMISIONIN PËR NDARJEN E MJETEVE ORGANIZATAVE JOQEVERITARE
shpallë
konkurs publik
për ndarjen e mjeteve për projektet e organizatave joqeveritare për vitin 2017

1.Të drejtë pjesëmarrjeje kanë organizatat joqeveritare të cilat deri në ditën e shpalljes së Konkursit janë të regjistruara në Mal të Zi, e që selinë e kanë në Komunën e Ulqinit.

2. Objekt i Konkursit është ndarja e mjeteve (fondeve) për projekte të organizatave joqeveritare të parapara me Buxhetin e Komunës së Ulqinit, realizimi i të cilëve do të bëhet tërësisht në territorin e Komunës së Ulqinit. Konkursi shërben si mbështetje për projektet e organizatave joqeveritare që kontribuojnë në realizimin e objektivave të përcaktuara në dokumentet strategjike, programet dhe planet e Komunës e me të cilët në veçanti:

sigurohet shumëllojshmëri, nivel më i lartë dhe cilësi e shërbimeve në fushën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, kujdesit ndaj të rinjve dhe formave të tjera të përkujdesjes sociale;
kontribuohet në afirmimin e potencialeve kulturore, traditës dhe trashëgimisë kulturore të Komunës, rritjes së nivelit të kulturës urbane dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore;
kontribuohet në zhvillimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit;
avancohet puna e organeve të administratës lokale, posaçërisht në realizimin e parimit të transparencës dhe përgjegjësisë në punë të organeve vendore;
kontribuohet në ruajtjen e mjedisit jetësor dhe zhvillimit të qëndrueshëm;
nxitët zhvillimi ekonomik i Komunës,
3. Ndarjen e mjeteve e bënë Komisioni për ndarjen e mjeteve për organizatat joqeveritare në Komunën e Ulqinit.
4. Organizata joqeveritare mund të konkurrojë për shumën e plotë ose për një pjesë të mjeteve për realizimin e aktiviteteve nga projekti dhe është e obliguar që atë ta shënojë.

5. Organizata joqeveritare aplikon me formën e përcaktuar të paraqitjes në Konkurs dhe formularin e projektit, i cili mund të merret në web-faqen e Komunës së Ulqinit (www.opstinaulcinj.com).

6. Me aplikim bashkëngjiten:

Aktvendimi i regjistrimit,
projekti me të cilin OJQ konkurron për ndarjen e mjeteve,
deklarata e personit të autorizuar që organizata nuk ka marrë mjete nga ndonjë donator tjetër ose një pjesë të mjeteve për realizimin e projektit që kandidon ,
deklarata e personit përgjegjës të organizatës, nëse të njëjtin projekt e ka dorëzuar tek ndonjë donatori tjetër për shqyrtim, në periudhën e kaluar ose në kohën e dorëzimit në Konkursin e Komunës;
tri kopje të printuara të projektit dhe një formë elektronike (në CD)


7. Organizata joqeveritare e cila për realizimin e projektit ka shfrytëzuar mjete buxhetore nga konkursi i vitit të kaluar (apo nga viti i fundit që ka përfituar mjete), është e obliguar që të dorëzojë edhe raportin final për realizimin e projektit, duke përfshirë raportin narrativ dhe financiar, të hartuar në pajtim me dispozitat ligjore. Në qoftë se OJQ-ja nuk e dorëzon këtë raport, nuk mund të marrë pjesë në ndarjen e mjeteve për këtë vit. Raporti dorëzohet në formularin e përcaktuar, i cili gjendet në faqen e internetit të Komunës së Ulqinit, bashkë me dokumentet tjera të Konkursit.

8. Paraqitjet në Konkurs, projekti dhe dokumentacioni përcjellës, dorëzohen në zarf të mbyllur në Byronë për Qytetarë, me shënimin “KONKURSI PËR NDARJEN E MJETEVE PËR PROJEKTET E OJQ-ve 2017”.

9. Konkursi është i hapur 30 ditë nga dita e publikimit në web-faqen e Komunës së Ulqinit, deri më 04.12.2017. Komisioni është i obliguar që të nxjerrë Vendimin për ndarjen e mjeteve në afat prej 30 ditësh nga dita e përfundimit të Konkursit. Vendimi për ndarjen e mjeteve do të publikohet në web-faqen e Komunës së Ulqinit, përmes emetuesit publik lokal dhe në forma tjera të përshtatshme.

10. Aplikimet jo të plota ose të vonuara nuk do të shqyrtohen.

KOMUNA E ULQINIT
Kryetarja e Komisionit
Hadixha Gjoni

Formulari për paraqitje në konkurs OJQ 2017

Madhësia: 0.03MB | Adobe PDF

Formulari për aplikim në konkurs OJQ 2017

Madhësia: 0.14MB | Adobe PDF

Forma e raportimit OJQ 2017

Madhësia: 0.16MB | Adobe PDF

Lajmrim për shtyerjen e afatit të aplikimit me 07.12.2017 vit

Data: 04. Dhjetor 2017. | Madhësia: 0.29MB | Adobe PDF