KOMUNA E ULQINIT
SEKRETARIATI PËR ADMINISTRATË DHE VEPRIMTARI SHOQËRORE
Në bazë të nenit 7 të Vendimit për ndarjen e bursave për studentët e talentuar te Komunës së Ulqinit, shpallë
Konkurs për ndarjen e bursave studenteve të talentuar për vitin shkollor 2016/2017
Komuna Ulqinit do t’u ndajë bursë studentëve të rregulltë më të mirë të talentuar të vitit të II - të dhe viteve të tjerë të fakulteteve, pa marrë parasysh vendin e studimit, nëse vendbanimin e kanë në territorin e Kominës së Ulqinit dhe që plotësojnë këto kushte:
Kandidati i (student) paraqitur ne konkurs duhet te ketë më së paku noten mesatare 9 (nëntë) prej vitit të kaluar të studimeve.
Komuna e Ulqinit, duke pas parasysh kuadrot deficitare, bën dallimin e studenteve te fakulteteve në vijim: fakultetit të mjekësis, të ndërtimtarisë dhe fakultetit të arkitekturës, të cilët studenta duhen të kenë noten mesatare minimum 8.5.
S’bashku me fletëparaqitjen kandidati duhet te dorëzoj edhe :
1. Fotokopijen e letër njoftimit ose çertifikaten e nënshtetësisë;,
2.vertetimin e vendbanimit,
3. vërtetimin e regjistrimit të vitit akademik;
4. vërtetimin e provimeve të realizuar për vitin e kaluar akademik;
5. vërtetimin e notës e mesatare për vitin e kaluar.
Kandidati përpos dokumenteve të lart përmendura duhet të cekin në fletëparaqiotje edhe :
1. numrin e telefonit mobil ose fiks dhe
2. të dhënat mbi zhiro llogarin e studentit.
Afati per dorzimin e fletparaqitjes është prej 26.10 deri 26.11.2016
Fleteparaqitja dorëzohet me post ose në sportelin e byros të qytetarëve në Komunen e Ulqinit, me adresë të poshtë shenuar:
Komuna e Ulqinit - Sekretarijati per administratë dhe veprimtari shoqerore, rr. Gjergj Kastrioti Skenderbeu, për komisionin për ndarjen e bursave studentave të dalluar.
Me hollësishte mund te informoheni në numrat e tel. 030/412-650, lokali 109, ose tek personi kontaktues: Ahmet Aloshi, mob. 069-034-228.
SEKRETARIATI PËR ADMINISTRAT DHE VEPRIMTARI SHOQ ËRORE
Aplikim në konkursin për ndarjen e bursave për vitin akademik 2016/2017Madhësia: 0.01MB | MS Word