KOMUNA E ULQINIT
SEKRETARIATI PËR ADMINISTRATË DHE VEPRIMTARI SHOQËRORE
Në bazë të nenit 2 të Rregullores për kriteret për bursa për studentët e talentuar të Komunës së Ulqinit, shpallë
KONKURS për ndarjen e bursave për studentët e talentuar për vitin shkollor 2015/2016
Komuna e Ulqinit do të ndajë bursa për studentët e rregullt më të mirë të talentuar të viteve të II dhe më tutje të fakulteteve dhe akademive të arteve, pa marrë parasysh vendin e studimit nëse vendbanimi i tyre është në territorin e Komunës së Ulqinit dhe të cilët i plotësojnë kushtet e parapara me Rregulloren për kriteret për bursat për studentët e talentuar në Komunën e Ulqinit, si:
Kandidati dmth (studenti) i cili paraqitet në Konkurs duhet të ketë notën mesatare së paku 9.0 nga
viti paraprak i studimeve (vërtetimin për regjistrimin e vitit dhe për notën mesatare).
Duke pasur parasysh nevojën për kuadro të caktuara deficitarë Komuna e Ulqinit e vë theksin në
studentët të cilët studiojnë në këto fakultete: Fakulteti i mjekësisë, Fakulteti i ndërtimtarisë dhe Fakulteti i arkitekturës, dhe se këta për të pasur të drejtë në bursë duhen të kenë notën mesatare 8.5.
Me fletëparaqitjen me dëshmitë për plotësimin e kushteve të Konkursit të shpallur kandidati është i obliguar të dorëzojë edhe:
Fotokopjen e letërnjoftimit,
Vërtetimin për vendbanimin,
Numrin e telefonit fiks ose celular
Të dhënat për numrin e xhirollogarive (fotokopjen e kartelës bankare)
Afati për paraqitjen e fletëparaqitjeve është prej datës 28. 12. 2015 deri me datën 28. 01. 2016.
Fletëparaqitjet dorëzohen në këtë adresë: Komuna e Ulqinit - Sekretariati për administratë dhe veprimtari shoqërore, rr. Gjergj Kastrioti Skënderbeu, me shënimin për Konkursin për ndarjen e bursave për studentët e talentuar ose në sportelin e Zyrës së qytetarëve të Komunës së Ulqinit.
Komisioni nuk do t’i shqyrtojë aplikimet që mbërrijnë pas skadimit të afatit të konkursit.
Informata shtesë mund të fitohen në telefonin: 030 - 412 - 650, lokali 109, personi për kontakt: Ahmet Aloshi, cel.: 060 - 034 - 228.
SEKRETARIATI PËR ADMINISTRATË DHE VEPRIMTARI SHOQËRORE