18. Dhjetor 2014.

Në bazë të nenit 3 të Vendimit për kriteret, mënyrën dhe procedurën e ndarjes së mjeteve për organizatat joqeveritare botuar në „Fletoren zyrtare të Malit të Zi", nr. 5/07,

KRYETARI I KOMUNËS SË ULQINIT
Shpall
KONKURS PUBLIK
PËR NDARJEN E MJETEVE PËR PROJEKTE ORGANIZATAVE
JOQEVERITARE PËR VITIN 2014

1. Të drejtë pjesëmarrjeje kanë organizatat joqeveritare të cilat deri në ditën e shpalljes së Konkursit janë të regjistruara në Mal të Zi, e që selinë e kanë në Komunën e Ulqinit.
2. Objekt i Konkursit është ndarja e mjeteve (fondeve) për projekte të organizatave joqeveritare të parapara me Buxhetin e Komunës së Ulqinit, realizimi i të cilëve do të bëhet tërësisht në territorin e Komunës së Ulqinit, posaçërisht si përkrahje e projekteve të organizatave joqeveritare, që kontribojnë në realizimin e objektivave të caktuara në dokumentet strategjike, programet dhe planet e Komunës e me të cilët në veçanti:

- sigurohet shumëllojshmëri, nivel më i lartë dhe cilësi e shërbimeve në fushën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve dhe formave të tjera të mbrojtjes;
- i kontribon afirmimit të potencialeve kulturore, traditës dhe trashëgimisë kulturore të Komunës, rritjes së nivelit të kulturës urbane dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore;
- avancimin e punës të organeve të administratës lokale posaçërisht në realizimin e parimit të transparencës dhe përgjegjësisë në punë të organeve;
- i kontribon ruajtjes së midisit jetësor dhe shëndetit të qytetarëve;
- nxitën zhvillimin ekonomik të Komunës, i kontribon zhvillimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit;
- përfshirjen më të madhe të të rinjve, grave dhe pakicave të tjera në procesin e vendimmarrjes.
3. Ndarjen e mjeteve e bënë Komisioni për ndarjen e mjeteve për organizatat joqeveritare në Komunën e Ulqinit.
4. Organizata joqeveritare mund të konkurrojë për shumën e plotë ose për një pjesë të mjeteve për realizimin e aktiviteteve nga projekti dhe është e obliguar që atë ta shënojë.
5. Organizata joqeveritare aplikon në Konkurs me formularin e parashikuar të aplikimit dhe formës së aplikimit të projektit e cila mund të merret në ueb faqen e Komunës së Ulqinit (www.opstinaulcinj.com).
6. Me aplikim bashkangjiten:
a. Aktvendimi i regjistrimit,
b. përshkrimi i shkurtër i OJQ - së me të dhënat për projektet e realizuara më parë,
c. projekti ose programi me të cilin OJQ konkuron për ndarjen e mjeteve (forma aplikuese e plotësuar),
d. deklarata e personit të autorizuar që nuk ka marrë mjete nga ndonjë donator tjetër ose pjesë të mjeteve për realizimin e projektit që kandidon (deklaratë),
e. deklaratën e personit përgjegjës se a ia ka dërzuar projektin e kandiduar OJQ ndonjë donatori tjetër për shqyrtim, në periudhën e kaluar ose në kohën e dorëzimit në Konkurs të Komunës (deklaratë)
f. Statutin e organizatës dhe
g. kopjen e vërtetuar të raportit financiar - bilancin e gjendjes dhe bilancin e suksesit për vitin e kaluar.
7. Organizata joqeveritare e cila për realizimin e projektit ka shfrytëzuar mjete buxhetore nga konkursi i vitit të kaluar është e obliguar që të dorëzojë edhe raportin për realizimin e projektit me përshkrimin e hollësishëm të fazave të realizimit dhe arsyetimin e hollësishëm të shmangjeve eventuale duke përfshirë edhe raportin financiar të hartuar në pajtim me dispozitat e veçanta.

8. Paraqitjet në Konkurs me projektin dhe dokumentacionin përcjellës dorëzohen në zarf të mbyllur direkt në Zyrën e qytetarëve ose me postë në adresën: Komuna e Ulqinit, Sekretariati për administratë dhe veprimtari shoqërore, për Konkursin për ndarjen e mjeteve për projektet e OJQ - ve.

9. Konkurse është i hapur 30 ditë nga dita e publikimit në ueb faqen e Komunës së Ulqinit duke u mbyllur, më 19. 01. 2015. Komisioni është i detyruar që të nxjerrë Vendimin për ndarjen e mjeteve në afat prej 30 ditësh nga dita e përfundimit të Konkursit.

10. Aplikimet e pakompletuara ose të vonuara nuk do të shqyrtohen.

11. Vendimi për ndarjen e mjeteve do të publikohet në ueb faqen e Komunës së Ulqinit.

Informatat për të gjitha çështjet me rëndësi për pjesëmarrje në Konkurs mund të fitohen çdo ditë të punës prej orës 09,00 deri në orën 14,00 në telefonin celular: 069-585-583, personi për kontakt: Gjina Daboviq ose me e - mail: djina.djonovic@ul-gov.me.

KOMUNA E ULQINIT
KRYETARI,
Fatmir Gjeka, d.v.

Formularët mund ti merrni këtu:

Formular për paraqitjen e projektit të OJQ
Forma sipas projektit

Konkurs OJQ: Formulari për paraqitjen e projektit

Madhësia: 0.08MB | Archive Flash

Konkurs OJQ: Forma sipas projektit

Madhësia: 0.08MB | Archive Flash