Opština Ulcinj
Komuna Ulqin
Sekretarijat za privredu i ekonomski razvoj
Sekretarijati per ekonomi dhe zhvillim ekonomik
14.04.2015 Ulcinj/ Ulqin,
Thirje për aplikim
Komuna e Ulqinit si institucioni bashkëfinansues i cili zbaton projektin ,, Zhvillimi i qendrueshëm i ekosistemit DETAR DHE BREGDETAR nëpërmes RUAJTJES dhe kultivimit të faunës detare” i finansuar nga Mbreteria e Norvegjisë, në vijim fton konkurues të interesuar që të aplikojnë për vendet e lira të punes për një periudhë prej 20 muajsh.
- OFICER PATRULLE - “Patrol Officer”, 1 punonjës,
Punonjësi i cili angazhohet në këtë punë do të jetë i ngarkuar për monitorimin e zones përgjatë gjithë bregdetit të Ulqinit, gjegjësisht nga grykëderdhja e Bunes deri në mbrendësi te Krruçit.
Zona bregdetare ku do të kryhet monitorimi do të përfshijë një gjerësi prej 1.5 km nga bregu deri në thellësi të detit.
Po ashtu ushtruesi i detyres duhet të monitorojë pjesen e lumit Buna domethënë gjithë lumin Buna rreth ishullit të Adës.
Gjatë ushtrimit të detyrës, ushtruesi do të patrullojë me gomone të shtytje me motor të jashtëm .
Ushtruesi i kësaj detyre do të jetë përgjegjës për të monitoruar nga afër çdo aktivitet të paligjëshem që ndodhe përgjatë bregdetit me kontekst në peshkim të paligjshëm, si dhe monitorimin e çdo fenomeni i cili mund të kërcenojë ekosistemin detar, habitatin dhe mbijetesën e faunes detare, si dhe ndikimin e faktorit njerëzor dhe ndikimin e faktorit natyror.
Ushtruesi i kësaj detyre është i detyruar që gjatë monitorimit, pasi që vëren aktivitet dhe fenomen të lartpërmendur, që në bazë të planit të kordinuar dhe në përputhje me të gjitha rrethanat e veprimit të cilat janë saktesisht të përcaktuara, të bashkëpunojë dhe të komunikojë me te gjithë parnerët relevant në projekt, gjegjësisht: Përfaqësuesit e Komunes së Ulqinit, Drejtoria e Policisë së Malit të Zi, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe Klubin Sportiv lokal “Buna”.
Ushtruesi i kësaj detyre duhet te plotësojë cilësitë dhe kualifikimet e mëposhtme:
- Kualifikimi: Kualifikim i lartë profesional në drejtimin Turizëm, Juridik, Biologji apo Detari, (të bashkangjitet kopja e vërtetuar e diplomes),
- Të posedojë kartën e lejes për zhytje të marrë nga Qendra Rajonale për zhytjen dhe trajnimin e zhytesve në det (bashkanegjitur një kopje të vertetuar të kartës / çertifikatës),
- Së paku një vit eksperiencë pune në disciplinën e zhytjes (data e marrjes së çertifikatës),
- Provimin e dhënë për drejtimin e barkës prej së paku 4 m gjatësi (bashkangjitur një kopje të vërtetuar të liçenses për drejtimin e barkës),
- Së paku dy vjet eksperiencë në drejtimin e barkës (data e leshimit të liçencës),
- Patentshoferi (kategorija B ) (bashkangjitni një kopje të vërtetuar të patentes së shoferit ),
- Liçenca për sportet rekreative të peshkimit marrë nga klubi sportiv rekreativ lokale në vitin 2015 (bashkangjitni një kopje të vertetuar të lejes, leja duhet të jetë lëshuar së paku një muaj para hapjes se këtij konkurs),
- Njohuri të gjuhes Angleze (shumë e mirë - intermediatte level, të ceket përvoja e punës),
- Njohja e gjuhes malazeze dhe shqipe (i shkëlqyer - niveli amtar),
- Përvojë pune ne drejtim të mbrojtjes së mjedisit (të ceket përvoja e punës),
- Njohja e aftësive kompjuterike (Microsoft Office),
Avantazhet për vendin e punes:
- Puna vullnetare drejt ruajtjes së zonave detare dhe bregdetare (seminare, trajnime, të ceken përvojat)
- Përvojë në mirëmbajtjen dhe riparimin e motorëve të jashtëm në barkë, deri në 50 HP
- Njohja e zonës bregdetare të Ulqinit nga grykederdhja e lumit Buna deri në Krruç
- Njohja e pikave kritike të peshkimit illegal si në thellësi, ashtu edhe zonën bregdetare të Ulqinit,
- Punë grupi për kreativitet, fleksibilitet, këmbëngulës, orari i punës i ndryshumeshëm, sipas nevojës për monitorim,
- Dashamirës i detit
Vërejtje: Për çdo përvojë pune shënuar në CV, konkuruesit i kërkohet të dërgojë të dhënat me të cilat mund të vërtetohen referencat e kërkuara, së bashku me numrin e telefonit të personit i cili do të mund të konfirmojnë të njëjtën gjë.
Komuna e Ulqinit rezervon të drejtën për të kontaktuar personat për përcaktimin e referencave te mësipërme. Për aplikim kandidati duhet të paraqesë:
- Një aplikim me CV-në; dokumentacionin shoqërues, numrin e telefonit të kontaktit,
- Një fotokopje e vërtetuar që dëshmon që konkuruesi nuk është i dënuar dhe se ndaj tij nuk zhvillohet ndonjë proçes penal.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është 22 prill 2015. Aplikimi mund të dorëzohet me e-mail, apo personalisht të paraqitet në Byronë e Komunës së Ulqinit, në kovertë, të jenë të destinuara për Sekretariatin për Ekonomi dhe Zhvillim Ekonomik, të Komunës së Ulqinit, të titulluar "Aplikim për konkursin për pozitën e Oficerit për patrullim MNE - 14/0020"
E-mail: milazim.mustafa@ul-gov.me; dhe një kopje cc në adresën E-mail: latif.haxhibrahimi@ul-gov.me
Tel / Fax: 00382 30 412-206
Vërejtje: kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë. Periudha e provës është 3 muaj.