29. Qershor 2021.
PUBLIKOHET UDHËZUESI "SËMUNDJET E VARËSISË"

Zyra për Parandalimin e Sëmundjeve të Varësisë pranë Sekretariatit për Administratë dhe Veprimtari Shoqërore të Komunës së Ulqinit ka përgatitur dhe botuar Udhëzuesin “Sëmundjet e Varësisë”, në të cilin trajtohen çështjet themelore që lidhen me problemet e varësisë nga droga.

Përgatitja dhe botimi i Udhëzuesit “Sëmundjet e varësisë” është bazuar në “Planin strategjik të zhvillimit të Komunës së Ulqinit për përiudhen 2016-2020” gjegjësisht Projekti-58, si dhe „Planin lokal për zvoglimin e kërkesës për droga dhe parandalimin e sëmundjeve të varësisë 2019-2021“ si pjesë e programit për parandalimin dhe shërimin e varësisë nga droga në mesin e të rinjëve, si dhe përmirësimin e edukimit, mbrojtjes sociale e shëndetësore.

Me rastin e 26 Qershorit- Ditës Ndërkombëtare kundër keqpërdorimit të drogve dhe trafikut të paligjshëm, ky publikim është planifikuar që t’u shpërndahet në vijim të gjitha institucioneve publike, institucioneve edukativo- arsimore, OJQ-ve, nëpunësve dhe zyrtarëve publikë që merren me çështjet e fëmijëve dhe të rinjve si dhe të gjithë të interesuarve të tjerë, si një përpjekje për të kontribuar në rritjen e njohurive dhe të kuptuarit rreth problemeve që lidhen me sëmundjet e varësisë.

Të gjithë të interesuarit punlikimin mund ta shfletojnë edhe në mënyrë elektronike në linkun e mëposhtëm:

udhezuesi print final v3 shqip

Madhësia: 2.96MB | Adobe PDF