05. Tetor 2016.

Në kuadër të projektit me titull “Partneriteti lokal kundër abuzimit të drogave dhe delikuencës së të miturve” u botua udhëzuesi “Fëmijët në konflikt me ligjin” i cili u mbështet nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Podgoricë, ndërsa realizues të këtij udhëzuesi të shkurtës ishte OJQ Horizonti i Ri, në të cilën partnerë i projektit ishte edhe Komuna e Ulqinit (Zyra për parandalim të problemeve të varësisë).

Me këtë rast u mbajt një aktivitet në Bibloteken e qytetit ku morën pjesë Ambasadorja e Amerikës në Podgoricë, Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu, si dhe përsonalitete të larta të vendit, ku krahas publikimit të udhëzuesit u shpërblyen me diploma Edukatorët bashkëmoshatarë.

Ky udhëzues i shërben të gjithë fëmijëve/ te rinjëve, të miturve, prindërve të tyre, kujdestarëve, mësimdhënësve, por edhe publikut të gjërë, e cila ka për qëllim informimin si masë parandaluese, duke ndihmuar fëmijët të kuptojnë përgjegjësitë e tyre ndaj ligjit dhe të drejtat që u takojnë.

Në vijim mund të shihni të plotë publikimin e udhëzuesit! 

Udhezuesi “Femijet ne konflikt me ligjin”:

http://www.ngo-horizonti.org/wp-content/uploads/2016/05/Femijet-ne-konflikt-me-ligjin.pdf