06. Shtator 2016.

Organizata e shoqërisë civile HORIZONTI I RI, në bashkëpunim me Zyrën për parandalimin e narkomanisë në komunën e Ulqinit, në periudhën tetor-dhjetorë të vitit 2015, ka realizuar një hulumtim kualitativ, me qëllim që të analizojë nivelin e njohurive dhe të informimit të adoleshenteve në Ulqin për aspekte të ndryshme në lidhje me problemin e narkomanisë.

Hulumtimi është bërë në mënyrë anonime, duke aplikuar tekniken e pyetësorit dhe të intervistës, në një mostër prej 300 nxënësish. Mostrën e kanë përberë nxënësit e klasave të nënta nga dy shkollat fillore të qytetit si dhe nxënësit nga të dy shkollat e mesme në territorin e komunës së Ulqinit.

Në vijim mund te shihni publikimin e plote ku janë të pasqyruara në mënyrë të detajuar rezultatet e hulumtimit.

Rezultatet e anketes (Publikimi):

http://www.ngo-horizonti.org/wp-content/uploads/2016/02/anketa-mbi-drogat-2015-rezultatet-1.pdf