Me dt. 21.09.2016, u zhvillua takimi në mes zyrtarëve të Komunës së Ulqinit dhe përfaqësuesve të OJQ Horizonti i Ri në lidhje me përfundimin e hartimit të “Planit Lokal Veprues 2016- 2018” për parandalimin e problemeve të varësive, me të cilën u realizua edhe përmbyllja e fazës së fundit të ciklit të aktiviteteve të këtij projekti dhe u finalizua me sjelljen e këtij dokumenti me rëndësi për Komunen tonë.
Me këtë rast, do të bëhet edhe shqyrtimi përfundimtarë mbi çështjet e parapara në këtë dokument, ku më pas do të vazhdohet me ndjekjen e procedurave të nevojshme që do t’i dergohen Kuvendit Komunal per miratim.
Komuna e Ulqinit, gjegjësisht Zyra për parandalimin e probemeve të varësisë, vlerëson dhe mbështet çdo herë iniciativa dhe projekte të kësaj natyre, siç është rasti i projektit të realizuar nga OJQ Horizonti i Ri, ku ishte partner edhe Komuna e Ulqinit (Zyrën për parandalimin e problemeve të varësisë), dhe përmes së cilës u tregua një shëmbull i mirë i punës në partneritet dhe bashkëpunimit ndërsektorial për realizimin e veprimtarive të ndryshme të cilat i shërbejnë komunitetit e sidomos të rinjëve.
Për këtë, është e nevojshme të falenderojmë në mënyrë të veçantë OJQ Horizonti i Ri dhe Kryetarin e saj z.Nazif Veliq, si dhe të gjithë subjektët e përfshirë në këtë projekt, të cilët ndihmuan përmes angazhimit të tyre dhe gatishmërisë së vazhdueshme për të qënë në koordinim për kryerjen e detyrave për këtë çështje.