Me dt. 30 gusht 2016. u mbajt seminari për hartimin e Planit Lokal për parandalimin e problemeve të varësisë. Në këtë aktivitet ishin pjesmarrës të gjithë përfaqesuesit e institucioneve relevante në nivel lokal, të cilët veprojnë në partneritet për luftimin e abuzimit me droga dhe delikuencës së të miturve.
Në hapjen e këtij seminari mori pjesë Kryetari i Komunës z. Nazif Cungu, i cili përgëzoi për punën dhe angazhimin e të gjithë subjekteve të përfshirë në këtë projekt dhe premtoi mbështetjen e tij për iniciativa dhe projekte të tilla, q kanë për qëllim krijimin e një ambienti të shëndetshëm për të rinjtë në Ulqin.
Përveç funksionerëve dhe zyrtarëve të Pushtetit vendore, për hartimin e këtij dokumenti kontribut të rëndesishem dhanë edhe drejtuesit e Prokurorisë Shtetërore në Ulqin dhe Zyrës së Policisë, përfaqesuesit e Gjykatës Themelore në Ulqin, Qëndres për Punë Sociale, Shtëpisë së Shëndetit, institucioneve arsimore, Televizioni Teuta, profesionistë të shoqërisë civile, edukatorët bashkëmoshatarë në fushën e parandalimit të sëmundjeve të varësisë e të tjerë.
Me këtë aktivitet u realizua edhe faza përfundimtare e projektit njëvjeçarë "Partneriteti lokal në luftën kundër abuzimit me droga dhe delikuencës së të miturve", i cili u realizua nga OJQ Horizonti i ri, në partneritet me Komunën e Ulqinit ( Zyra për parandalimin e problemëve të varësisë) dhe institucionet e tjera lokale, nën mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Podgoricë, përmes Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit.