17. Qershor 2016.
Kryetari Cungu takohet me ish punëtorët e hotelit "Otrant"

Përfaqësues të sindikatave  të hotelit ,,Otrant ,, të shoqeruar  nga Kryetari i sindikatës komunale Keko Lamoviq  u takuan  me Kryetarin e Ulqinit Nazif Cungu. Në takim edhe njëherë u cekën problemet me te cilat prej disa vitesh ballafaqohen ish punëtorët e këtij hoteli. Kryetari Cungu  u shpreh i gatshëm  që ti dalë në ndihmë kërkesave të punëtorëve. Ai komunikoi  me Ministrine e punës dhe përkujdesjes sociale  me qëllim që kërkesat e kahmotshme të marrin rrugën e zgjidhjes dhe të realiyohen të drejtat e tyre.