07. Mars 2025.
Urimi për 7 Mars

 Kryetari i Ulqinit Genci Nimanbegu, me rastin e  7 Marsit - Festës së Mësuesit, uron të gjithë mësuesit kudo që janë.

Mirënjohjeje për mësueset dhe mësuesit që vit pas viti, me energjitë, talentin, vizionin dhe dashurinë e tyre përgatisin dhe edukojnë brezat e rinj, për të ndërtuar të ardhmen.

Ky është momenti për të kujtuar plejadën e mësuesve që  jetën e tyre ia kushtuan edukimit të brezit të ri. Mirënjohje të pafund për ta.

Gëzuar  7 Marsi!

Kryetari,
Genci Nimanbegu