23. Janar 2025.
Në takim u prekën tema të rëndësishme. U fol për hapat që po ndërmirren për ti kthyer Ulqinit traditën e detarisë, gjë që do të mundësohet me ndërtimin e Portit në Liman dhe zgjerimin e Mandreqit në Plazhin e Vogël.
Një çështje tjetër që u prek ishte ajo e pikës kufitare për të cilën u tha se është kërkesë e kohës që të zgjerohet, të modernizohet dhe të hapen dhe pika të tjera. Po ashtu z.Nimanbegu falenderoi shtetin amë për përkrahjen që bëjnë për "Libraria Ulqini".
Duke i uruar punë të mbarë në misionin e Tij, kryetari i Ulqinit pret që marëdhënijet ndërmjet dy vendeve që synojnë drejtë integrimit në BE të avancojnë edhe më shumë.