22. Janar 2025.
Kryetari i Ulqinit priti Ambasadorin e Austrisë
Ambasadori i Austrisë në Mal të Zi Kristijan Shtajner qëndroi për vizitë zyrtare në Ulqin.
Ai u takua me Kryetarin e Komunës Genci Nimanbegu dhe bashkëpunëtorët e tij.
 
Në takim u fol për potencialin zhvillimorë të komunës me theks të vecantë në fushën e turizmit dhe për projektet që janë duke u realizuar dhe ata që janë në plan.
 
Kryetari Nimanbegu i shprehu falenderime Ambasadorit Shtajner per përkrahjen e vazhdueshme që Austria i ofron Malit te Zi në rrugën drejtë integrimit në Bashkimin Evropian.
 
Bashkëbiseduesit u pajtuan që ështe e rëndesishme vazhdimi dhe forcimi i bashkëpunimit politik, ekonomik dhe kulturor me qëllim që të shfrytëzohen të gjitha mundësitë në realizimin e qëllimit strategjik të Malit te Zi siç është integrimi i vendit në Bashkimin Evropian.