Sekretariati për veprimtari komunale dhe banesore ka lëshuar një vendim për rregullimin e përkohshëm të qarkullimit në rrugën "Ymer Prizreni", me qëllim krijimin e kushteve për realizimin e punimeve infrastrukturore. Ky vendim është marrë në përgjigje të kërkesës së paraqitur nga kompania Jedinstvo, e cila po zbaton punimet në kuadër të projektit të përmirësimit të sistemit të furnizimit me ujë në rajonin bregdetar të Malit të Zi.
Sipas vendimit, lëvizja në rrugën "Ymer Prizreni" do të devijohet në mënyrë që të shmangen pengesat në segmentin pranë Xhamisë, duke e orientuar trafikun drejt rrugës që shkon në Valdanos dhe duke vendosur sinjalistikën e nevojshme për qarkullimin e përkohshëm.
Ky rregullim i përkohshëm i trafikut do të jetë në fuqi nga data 21 janar deri më 30 janar 2025, duke lejuar realizimin e punimeve në masën 2.4.7 që përfshin ndërtimin e tubacionit nga segmenti i Xhamisë së Lamit në drejtim të Valdanosit.
Ky ndryshim është bazuar në nevojën për të garantuar sigurinë dhe qarkullimin normal të mjeteve dhe këmbësorëve gjatë kryerjes së punimeve. Vendimi është marrë në përputhje me nenet përkatëse të Ligjit për Qarkullimin në Rrugë dhe aktet rregullatore të Komunës së Ulqinit.