19. Dhjetor 2024.
Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Podgoricë, Sh.T.Z. Johann Sattler qëndroi për vizitë zyrtare në Ulqin dhe u prit nga Kryetari i Komunës, Genci Nimanbegu, me bashkëpunëtorët e tij.
Kryetari Nimanbegu e informoi Ambasadorin për situatën politike dhe ekonomike, si dhe për projektet që janë duke u realizuar në qytetin tonë. Po ashtu, në takim u diskutua për politikat centralizuese të pushtetit qendror ndaj Ulqinit. Edhe pse Ulqini është pjesë e tatimpaguesve në buxhetin e shtetit, asnjë investim kapital serioz nuk realizohet nga buxheti kapital shtetëror.
Nimanbegu foli për Kryporen e Ulqinit, duke theksuar se politikat centralizuese vazhdojnë, edhe pse janë të parapara mjetet për themelimin e institucionit për menaxhimin e Krypores. Sipas tij, vazhdon të bëhet përpjekje që ky proces të zvarritet dhe të mos realizohet.
Ambasadori Sattler premtoi se së shpejti do të iniciojë një takim ndërmjet Kryetarit të Ulqinit, Ministrit të Financave dhe delegacionit nga BE për themelimin sa më të shpejtë të institucionit për menaxhimin e Krypores së Ulqinit.
Më pas, Kryetari Nimanbegu dhe Ambasadori Sattler vizituan Kryporen e Ulqinit.