Në qytetin tonë u bë promovimi i Programit - “Garancia për të rinjtë” që tuboi një numër të madh të të rinjve, punëdhënësve, institucioneve të shkollave, përfaqëues të sektorit civil etj. U tha se Programi është ndër iniciativat më të rëndësishme evropiane dedikuar të rinjve nga mosha 16-29 vjeç. Kryetari i Ulqinit Genci Nimanbegu theksoi se ky pilot Program që do të zbatohet në tri komuna në Bjello Pole, Nikshiq dhe Ulqin ka për qëllim të ofrojë mbështetje për të rinjtë dhe është një hap ambicioz drejtë integrimit më të mirë të tyre në tregun e punës dhe uljen e shkallës së papunësisë.
Komuna e Ulqinit ndihet e vlerësuar që është e përfshirë në këtë Program, sepse i kushton vëmëndje të veçantë kategorisë së personave të papunë dhe se ky Program është një shancë që atyre tu lehtësojë qasjen në punë përmes transparencës dhe thjeshtësimit të procedurave. Më pas folI përfaqësuesI i Entit Republikan për punësim David Perçobiq dhe Koordinatorja Nacionale e Programit Dragana Vojvodiq. Të pranishmit patën pyetje konkrete rreth Programit i cili pritet të zbatohet nga fillimi i vitit të ardhëshëm. Por, siç u dëgjua gjërat do të jenë më të qarta në ditët në vijim pasi janë parashikuar takime dhe tryeza me punëdhenës dhe palët e tjera të interesuara.