06. Dhjetor 2024.

Në prani të një numri të madh të sportdashësve, lojtarëve  trajnerëve , strukturave udhëheqëse të Komunës, përfaqësuesve të Federatës së Futbollit të Malit të Zi e të ftuarve të tjerë u prezantua Projekti i stadiumit të qytetit. 

Kryetari i Ulqinit Genci Nimanbegu ditën e sotme e cilësoi si  ditë historike për zhvillimin e sportit dhe tha se  Komuna do të vazhdojë edhe mëtutje të mbështesë  zhvillimin e sportit në Ulqin.

Projektin e stadiumit te qytetit që përkrahet nga Federata e Futbollit, Portin në Kepin e Gjeranave e cila përkrahet dhe realizohet nga Banka Botërore si dhe përfundimin e studimit të fizibilitetit për projektin e Marinës në Lima hapin një kapitull të ri në perspektivën e zhvillimit të Ulqinit  Më, pas përfaqësuesi i Koncersiumit DEKOM-PROING nga Novi Sadi, Arkitekti Goran Vukobran detalisht prezantoi projektin e Stadiumit për të cilin tha se kanë qenë të angzhuar mbi 20 arkitektë dhe ekspertë të fushave të ndryshme e ku janë përmbushur të gjitha  kërkesat dhe nevojat e UEFËS. Ai tha se Stadiumi i qytetit do të ketë  mbi 2740 ulëse dhe se është  projektuar  si strukturë  e integruar me të gjitha objektet  përcjellëse  dhe  i kualifikuar  sipas  përcaktimeve  të Federatës  së Futbollit që do të  përdoret gjatë  tërë vitit. Vlera  e tij është përllogaritur mbi 22 milion euro ndërsa realizimi i projektit  parashihet për 18-24 muaj. Shtëpia projektuese  DEKOM-PROING u perzgjodh në konkursin  ndërkombëtar ku konkuruan 63 shtëpi projektuese nga vende të  ndryshme.