Komuna e Ulqinit me krenari njofton opinionin publik se me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit, një prej datave më tërëndësishme në historinë e kombit shqiptar, u organizua me sukses Maratona e Pavarësisë Shkodër - Ulqin, tashmëtradicionale. Ky aktivitet prestigjioz sportiv, që lidh në mënyrësimbolike dy qytete - Shkodrën dhe Ulqinin, mblodhi një numërtë madh sportistësh nga vende të ndryshme të Evropës, duke promovuar frymën sportive, miqësinë dhe bashkëpunimin.
Maratona filloi në Shkodër, ndërsa vijën e finishit garuesit e kaluan para ndërtesës së Komunës së Ulqinit, ku u pritën me njëatmosferë festive dhe përkrahje nga qytetarët dhe përfaqësuesit e komunës. Ky aktivitet u mbajt për të nderuar Ditën e Flamurit, sisimbol të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 1912, por edhe për të forcuar lidhjet miqësore ndërmjet dy qyteteve dhepopujve.
Këtë vit, maratona mblodhi sportistë profesionistë dhe amatorënga vende të ndryshme të Evropës. Në mesin e pjesëmarrësve u dalluan veçanërisht fituesit në kategoritë për meshkuj dhe femra:
Kategoria e meshkujve:
1. Bogdan Semenovych, Ukraine - Vendi i parë
2. Omer Alkanoglu, Turkey - Vendi i dytë
3. Bledar Mesi, Albania - Vendi i tretë
Kategoria e femrave:
1. Nataliia Semenovych, Ukraine - Vendi i parë
Komuna e Ulqinit, si financuese e këtij aktiviteti, e vlerëson Maratonën e Pavarësisë si një mundësi të shkëlqyer përpromovimin e sportit, kulturës dhe turizmit në qytetin tonë. Ky aktivitet ishte më shumë se një garë sportive - ai përfaqësontenjë homazh për një datë të rëndësishme historike dhe njëmundësi për të forcuar marrëdhëniet mes Shkodrës dhe Ulqinit.
Komuna e Ulqinit falënderon të gjithë garuesit, partnerët ngaShkodra, vullnetarët dhe organizatorët OJQ “Kultura fizike” Ulqin për punën dhe përkushtimin e tyre, që kontribuan nësuksesin e kësaj maratone. Një falënderim i veçantë u shkonqytetarëve të Ulqinit dhe Shkodrës, të cilët me mikpritjen dhembështetjen e tyre krijuan një atmosferë festive dhe frymëzuese.
Maratona e Pavarësisë Shkodër-Ulqin edhe një herë dëshmoise sporti nuk njeh kufij dhe lidh njerëzit, qytetet dhe popujt. Komuna e Ulqinit do të vazhdojë të mbështesë aktivitete të tilla, si pjesë e përkushtimit të saj për të promovuar vlerat universaletë sportit, bashkëpunimit dhe partneritetit ndërkombëtar.