Sekretariati për mbikëqyrje komunale dhe punët inspektuese të Komunës së Ulqinit njofton publikun se është duke u realizuar një aksion për largimin e dhjetëra objekteve të paligjshme në zonën e Adës së Bunës, me fokus në kamp-shtëpizat e vendosura në mënyrë të paligjshme, të cilat ndodhen në të gjithë territorin e Adës së Bunës dhe pranë vetë grykëderdhjes.
Aksioni i planifikuar është rezultat i një pune disa mujore në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike për Menaxhimin e të Mirave Detare, dhe ka për qëllim largimin e kamp-shtëpizave të cilat ndodhen në Bunë pa miratimet ose dokumentacionin e duhur, dhe të cilat nuk janë të parashikuara me planin e vlefshëm për zonën e të mirave detare. Apelojmë tek përdoruesit e këtyre kamp-shtëpizave që t’i largojnë vetë ato nga hapësira publike në mënyrë që të shmangin shembjen dhe largimin e tyre, dhe për të mos u ekspozuar ndaj shpenzimeve të panevojshme të ekzekutimit. Aksioni i largimit do të fillojë më 17 dhjetor 2024, duke filluar nga ora 09:00.