Në bazë të nenit 148 të Rregullores së punës të Kuvendit të Komunës së Ulqinit ("Fl. zyr. MZ - dispozitat e komunave", nr. 27/20 i 05/24), Shërbimi i Kuvendit publikon:
Thirrje publike
Shërbimeve publike, bashkësive lokale dhe organizatave joqeveritare nga territori i Komunës së Ulqinit për paraqitjen e propozimeve dhe mendimeve për çështjet që duhet të përfshihen në Programin e Punës së Kuvendit për vitin 2025.
Me qëllim të hartimit të Programit të Punës së Kuvendit të Komunës së Ulqinit për vitin 2025, Shërbimi i Kuvendit, në pajtim me nenin 148 të Rregullores së punës të Kuvendit të Komunës së Ulqinit (“Fl. zyr. e Malit të Zi - dispozitat e komunave, nr. 27/20 dhe 05/24), ndërmori aktivitete për prokurimin e propozimeve dhe mendimeve për çështjet që duhet të përfshihen në programin e punës së Kuvendit.
Shërbimet publike, bashkësitë lokale dhe organizatat joqeveritare nga territori i Komunës mund t'i dorëzojnë propozime dhe mendime për çështjet që duhet të përfshihen në programin e punës së Kuvendit për vitin 2025 në Shërbimin e Kuvendit, jo më vonë se 10.12.2024, me qëllim që Shërbimi i Kuvendit të përgatisë me kohë Programin e Punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2025.
Me respekt,
U.D. SEKRETARI
Ardit Ceka, d.v.