24. Tetor 2024.
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, dhe përfaqësuesi i firmës "Marecon" me seli në Rijekë, Ivan Zhigo, nënshkruan zyrtarisht kontratën për hartimin e Studimit të Fizibilitetit për ndërtimin e Portit në Lima.
Kryetari Nimanbegu theksoi se sot është një ditë historike për qytetarët dhe qytetin tonë, sepse nënshkruam fillimin e realizimit të aspiratave tona, ëndrrën që gjenerata të tëra e kanë pritur, dhe nga sot do të fillojmë ta bëjmë realitet, duke ia kthyer Ulqinit traditën shekullore të detarisë.
Nga ana tjetër, z. Ivan Zhigo tha se kompania që përfaqëson ka një përvojë 30-vjeçare në përgatitjen e studimeve të fizibilitetit dhe se ajo do të japë më të mirën për realizimin e studimit që ka të bëjë me Portin e Limanit. Me kontratën parashihet që studimi të jetë i gatshëm brenda 90 ditëve. Vlera e projektit është 82.280 euro."