17. Tetor 2024.
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, sot ka nënshkruar tenderin për përzgjedhjen e kontraktuesit të punimeve për Bibliotekën në Katërkollë, në një lokacion të ri dhe modern.
 
Kjo bibliotekë do të jetë e hapur për të gjithë dashamirët e librit, nxënësit, krijuesit dhe autorët, duke ofruar një hapësirë edukative dhe kulturore për komunitetin në përgjithësi.
 
Rihapja e bibliotekës do të ofrojë një qasje më të lehtë në libra dhe materiale të tjera edukative, duke inkurajuar kulturën e leximit dhe përvetësimin e njohurive, si dhe duke kontribuar në zhvillimin personal dhe profesional të gjeneratës së re.
 
Vlera e projektit është 30.000 euro dhe do të financohet nga buxheti i Komunës së Ulqinit.