16. Tetor 2024.
Nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit e Shkollës Fillore “Marko Nuculloviq” shënuan Ditën Botërore të Ushqimit.
Në ceremoninë morën pjesë edhe zyrtarët e komunës. Kjo ditë ka për qëllim të senzibilizojë politikëbërësit dhe opinionin e gjerë mbi rëndësinë e ushqimit dhe rolin e tij në shëndetin dhe mirëqenien e individit.
Komuna e Ulqinit do të përkrahë gjithmonë aktivitete të tilla dhe do të angazhohet vazhdimisht për përmirësimin e shëndetit të komunitetit, veçanërisht të fëmijëve. Për të ftuarit e shumtë, nikoqirët përgatitën specialitete të ndryshme.