Kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu, priti sot grupin e studentëve dhe mësimdhënësve te Universitetit Fribourg me seli në Zvicërr të cilët në kuadër të vizitës të tyre studimorë në Mal të Zi do të qëndrojnë disa ditë në një punëtori që do të zhvillohet edhe në Kriporen e qytetit tonë.
Kryetari Nimanbegu i cili sapo është kthyer nga një Forum të shoqërisë civile që u zhvillua në Berlin e ku ka ligjeruar pikerisht për Kriporen si park dhe rezervat i rëndësishëm i prezantoi dhe grupit të studentëve dhe mësimdhënësve pjesë nga diskutimi i tij.
Po ashtu ai u përgjigj në pyetjet e parashtruara. Krahas kësaj Kryetari i Komunës së Ulqinit, përshëndeti dhe i uroi qëndrim të këndshëm të gjithëve në qytetin tone të njohur si vend i multikulturës dhe diversitetit.