08. Tetor 2024.
Ditën e djeshme kryetari i komunës së Ulqinit, z. Genc Nimanbegu u takua me presidentin e Republikës së Shqipërisë, SH.T.Z. Bajram Begaj në një takim të përbashkët edhe me liderët e subjekteve tjera shqiptare në Mal të Zi.
 
Ky takim shënon një moment të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve mes shqiptarëve në Mal të Zi dhe Shqipërise dhe për përfaqësimin e interesave së komunës së Ulqinit.
 
Kryetari Nimanbegu u fokusua në sfidat e shqiptarëve në Mal të Zi dhe përpjekjet e vazhdueshme për këtë qëllim si edhe për nevojën e bashkëpunimit me Republikën e Shqipërise për zhvillimin e projekteve të përbashkëta infrastrukturore me theks të veçantë mbi lundrueshmërinë e lumit Buna dhe urës mbi Bunë, si edhe autostradës Adriatiko-Joniane, projekte këto që do të nxisin zhvillimin e vendeve tona dhe bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.