08. Tetor 2024.
Me qëllim të përmirësimit të kujdesit shëndetësor të komunitetit tonë lokal dhe bashkëqytetarëve të Komunës së Ulqinit, Kryetari i Komunës së Ulqinit në bashkëpunim me IPSH Shtëpia e Shëndetit Ulqin "Bogdan Vujosheviq" sjell masa mbështetëse duke punësuar një ekip të mjekëve të zgjedhur për të punuar në njësinë shëndetësore Katërkollë.
Ndaj, njoftohen të gjithë qytetarët e Njësisë Shëndetësore Katërkollë të cilët kanë nevojë për shërbime mjekësore se gjatë fundjavës mund të kontaktojnë ekipin e personelit të angazhuar mjekësor, përkatësisht: në ndërrimin e dytë të shtunave dhe ndërrimin e parë dhe të dytë të dielës, të gjitha me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve.