Një delegacion i Unionit të Sindikatave të Lira të Malit të Zi, kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm Srgja Kekoviq dhe përfaqësues të Sindikatës së Turqisë "Tez-Koop-Iș ", e cila ka mbi 140 mijë anëtarë, u takuan me kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, dhe bashkëpunëtorët e tij.
Pasi u fol për rolin e sindikatave në ngjarjet aktuale në vend dhe në procesin e integrimeve evropiane, përfaqësuesit e sindikatave prezantuan idenë për ndërtimin e një salle konferencash në qytetin tonë, që do të ishte e karakterit ndërkombëtar dhe e para e këtij lloji në rajon.
Kryetari e vlerësoi një ide të tillë si të qëlluar dhe shprehu gatishmërinë që të gjendet një model i duhur për ta përkrahur këtë projekt, i cili do të ndikonte që Ulqini të bëhej qendër e përfaqësuesve nga i gjithë rajoni për bashkëpunime në fusha të ndryshme.